Avokati i Mladicit i mohon pohimet se ekipi mbrojtës do të financohet nga Republika Srpska.
Mbrojta e liderit ushtarak të ushtrisë serbe-boshnjake, Ratko Mladic, po financohet nga Gjykata në Hagë.
“I kërkojmë [gjykatës] paratë të cilat në duhen dhe ata e aprovojnë”, avokati i Mladicit, Branko Lukic i tha të përditshmes Blic në Beograd.
Pyetja se kush po e financonte mbrojtjen e Mladicit u vu në fokus pasi djali i tij vizitoi Banjallukën, kryeqytetin e Republikës Srpska, më 7 shkurt.
Kur Mladici u arrestua më maj të 2011, kryeministri i Republika Srpska, Aleksandar Dzombic, tha se qeveria e tij do të ndihmonte me mbrojtjen, përmes një fondacioni që ofron ndihmë ligjore për të dyshuarit për krime të luftës në Gjykatën e Hagës.
Por Lukic tha se mbrojtja e Mladicit nuk i merr paratë nga autoritetet e Republikës Srpska.
“Edhe nëse [Presidenti Republikës Srpska, Milard] Dodik do të ofronte të ndihmonte financiarisht mbrojtjen e Mladicit, ai nuk do t’i pranonte paratë.
Zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jelacic, konfirmoi se gjykata po financon ekipin mbrojtës të Mladicit, pasi kishin arritur në përfundimin se as Mladici, as familja e tij, nuk kishin fonde të mjaftueshme.
“Nëse ka fonde të tjera që po financojnë mbrojtjen e një të padituri, gjykata mund ta zvogëlojë ose përfundojë financimin”, i tha Jelacic, Blicit.
Qeveria serbe po ndihmon ekipet e mbrojtjes për disa të paditur për krime lufte, por Mladici nuk mund ta ketë këtë ndihmë, pasi ndihma është vetëm për rastet që u dorëzuan në mënyrë vullnetare.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us