Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur të lirojë Dusko Tadicin, i cili është akuzuar për vrasjen e civilëve në lindje të vendit, në vitin 1992, por i ka caktuar kufizime në lëvizje.
Vendimi i gjykatës e ndalon Tadicin të largohet nga vendi i tij i rezidencës. I ndalon gjithashtu të udhëtojë, duke përfshirë heqjen e përkohshme të dokumentave të udhëtimit, si dhe e ndalon atë të takojë persona të caktuar dhe të diskutojë rastin e tij, me askënd tjetër përveç avokatit të tij.
Këto masa mund të qendrojnë në fuqi, derisa të shihet e nevojshme dhe do të rishikohen çdo dy muaj.
Nëse Tadici shkel ndonjërën nga këto masa, mund të merret prapë në paraburgim.
Tadic është akuzuar për krime ndaj njerëzimit në komunën e Cajnicës. Është akuzuar bashkë me Milun Kornjacën dhe Milorad Zivkovicin, për persekutimin e boshnjakëve nga zona e Cajnicës dhe vrasjen e 11 civilëve në Mostinë, më 19 maj 1992.
Aktpadia hedh dyshime se Kornjaca ishte komandant i njësisë paramilitare “Plavi Orlovi” (Shqiponjat e Kaltra), Tadic ishte anëtar i njësisë, ndërsa Zivkovic ishte shef i Stacionit të Sigurisë Publikë në Cajnice, si dhe anëtar i Komitetit të Krizave në komunën e Cajnicës.
Tadic u arrestua në dhjetor të vitit 2009, dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim. Gjyqi i tij ka nisur në janar të vitit të kaluar.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us