Gjykata Kushtetuese, të mërkurën, hoqi 12 dispozita kontroverse të Ligjit të Kundërshtimit, i cili ka për qellim të largojë nga postet publike ish-informatorët e policisë.
![]() |
|
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni | Foto Arkiva |
Vendimi i të mërkurës nga gjykata ishte përfundimtar, pasi pezulloi përkohësisht 12 dispozitat në janar, në mënyrë që t’i kontrollonte në detaje.
Gjykata vendosi se nuk ishte kushtetuese të detyroheshin persona nga një rang i gjerë profesionesh, duke përfshirë klerikët, gazetarët, aktivistët e OJQ-ve dhe të tjerët, të betoheshin se nuk kanë bashkëpunuar me policinë sekrete, gjatë periudhës komuniste dhe më pas.
Gjykata shkurtoi gjithashtu periudhën kohore të ligjit, i cili fillimisht ishte i aplikueshëm deri më 2019. Gjykata vendosi se ligji mund të mbulojë vetëm periudhën komuniste nga 1945 deri më 1991, dhe jo periudhën pasi vendi fitoi pavarësinë nga Jugosllavia dhe u bë shoqëri demokratike.
Kjo është hera e dytë që Gjykata është marrë me këtë çështje të kundërshtueshme të legjislacionit, e cila u adoptua në 2008 nga ana e partisë qeverisëse, VMRO DPMNE, të Kryeministrit Nikola Gruevski.
Javën e shkuar, partia qeverisëse lajmëroi se së shpejti do të propozojë një ligj lustrimi të ri, i cili do t’u përgjigjet disa kritikave, duke i publikuar në internet të gjitha gjetjet në lidhje me bashkëpunëtorët.
Ligji i ri do të kufizojë periudhën e lustrimit deri në 2006, viti kur vendi miratoi një ligj për qasje në informacion publik.
Në vend të detyrimit të profesioneve të ndryshme për të dorëzuar deklarata para Komisionit të Lustrimit, qytetarët do të duhet të kërkojnë për lustrimin e disa individëve që dyshojnë se kanë qenë spiunë.
Maqedonia ndoqi hapat e shumë shteteve ish-komuniste të cilët kanë vendosur ligje të njëjta për të adresuar padrejtësitë e të shkuarës të lindura nga procedura juridike të motivuara politikisht.
Të gjithë personat që janë gjetur të jenë ish bashkëpunëtorë janë detyruar të japin dorëheqje nga posti që mbajnë dhe nëse bëjnë kështu iu garantohet anonimiteti.
Në fillim, një lëvizje nga Gjykata Kushtetuese për të frenuar ligjin në vitin 2010 nuk zgjati shumë. Në mars të 2011, parlamenti zgjeroi përsëri afatin kohor dhe e bëri të aplikueshëm deri më 2019.
Në atë kohë, deputetët votuan për të zgjeruar rangun e profesioneve që janë në shënjestër të inspektimit për të përfshirë gazetarët, OJQ-të, klerikët, profesorët, avokatët dhe anëtarët e profesioneve të tjera.
Lëvizja për të hetuar një llojshmëri të tillë të gjerë profesionesh nxiti debat të nxehur. Partia opozitare e social-demokratëve, dhe disa nga ata që mendohen se kanë qenë bashkëpunëtorë, e akuzuan partinë qeverisëse se ka aplikuar ligjin në mënyrë selektive për arsye politike.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us