Gjykata e Qarkut në Prishtinë do të vendosë, të enjten, nëse prokurori nga Bashkimi Europian duhet të thirret për të dëshmuar në rastin e gjyqit për krime lufte ndaj Fatmir Limajt.
Një gjykatë në Kosovë do të vendosë të enjten nëse do t’i kërkojë prokurorit të Misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX , të dëshmojë në gjyqin më të madh në vend, për krimet e luftës.
Vendimi u mor të mërkurën, pasi që Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shtyu çështjen për 24 orë të tjera, një javë pasi avokatët mbrojtës të Fatmir Limajt kërkuan të drejtën për të marrë në pyetje Maurizio Salustron me pretendimin se ai ka kërcënuar dëshmitarin kyç, i cili është i vdekur.
Vendimi pritej të merrej në seancat e të mërkurës, por gjykata e anuloi seancën pa shpjegim, dhe e caktoi vazhdimin të enjten.
Limaj dhe nëntë ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, janë paditur nën dyshimin për krime të luftës ndaj serbëve dhe shqiptarëve në një qendër burgimi në fshatin Kleçkë, në vitin 1999.
Të dhjetë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave se kanë urdhëruar torturimin dhe vrasjen e të paktën tetë të burgosurve, kryesisht serbë, në vitin 1999 në Kleçkë.
Dëshmia kryesore për rastin është dhënë nga Agim Zogaj, i njohur gjithashtu si “Dëshmitari X”, i cili tha se ishte roje në kamp dhe kishte mbajtur shënime në ditarin e tij rreth ngjarjeve që ndodhën atje. Zogaj u gjet i vdekur shtatorin e shkuar në Gjermani, çfarë dukej të ishte vetëvrasje.
Analiza e dorëshkrimit, e kërkuar nga avokatët mbrojtës të Limajt, të ditarit që bën pjesë në rastin e krimeve të luftës, rezultoi se dokumenti është shkruar ndoshta nga më shumë se një person.
Avokati anglez, Karim Khan, i cili po mbron Limajn, ka thënë se gjetjet e ekspertëve shqiptarë “trondisin themelin e këtij gjyqi”.
Aktualisht deputet dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Limaj ishte komandant në UÇK gjatë luftës në Kosovë, i njohur edhe me emrin e luftës “komandant Çeliku”.
Në dy seancat e fundit dëgjimore, avokatët mbrojtës dhe prokurori Salustro debatuan rreth nevojës për ta thirrur atë si dëshmitar, mbi bazat se fletoret e lëna nga “Dëshmitari X” thonë se ai e ka shantazhuar Zogajn dhe e ka bërë të firmoste dokumente në anglisht, të cilat Zogaj nuk i kuptonte.
Salustro tha në debatin e të martës në gjykatë se akuzat kundër tij ishin “qesharake” dhe duken si ato që shfaqen në seriale televizive.
Ai tha se çështja e imunitetit të tij diplomatik, si shërbyes ndërkombëtar në Kosovë, mund të ketë nevojë për interpretim të mëtejshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Salustro ka thënë në seanca të mëparshme në gjykatë se imuniteti i tij si staf ndërkombëtar do të thotë se nuk ka nevojë që ai të dëshmojë për rastin, siç kanë kërkuar avokatët e Limajt.
Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, tha javën e kaluar se prokurori nuk do të largohet nga rasti Kleçka, dhe as nuk do t’i hiqet imuniteti për të dëshmuar.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us