Derisa gazetarët boshnjakë besojnë se mediat serbe raportuan për përvjetorin e rrethimit të Sarajevës, në mënyrë të paanshme për herë të parë, gazetarët serbë thonë se raportimi nuk ka ndryshuar shumë që nga vitet 1990-të.
![]() |
| Gazetarët serbë dhe boshnjakë gjatë debatit I Foto nga Dani Sarajeva |
Gjatë debatit të mbajtur pas filmit “Trëndafilat e Sarajevës - Terror në 12 foto”, që tregon rrethimin e Sarajevës përmes syve të viktimave që dëshmuan në Tribunalin në Hagë, gazetarët serbë dhe boshnjakë biseduan për mënyrën si 20-vjetori i rrethimit është raportuar në media.
Dzenana Karup Drusko, një gazetare në revistën Dani, e përjavshme në Sarajevë, tha se mediat në Beograd ishin më pak të anshme sesa mediat në Republika Srpska, kur raportuan për përvjetorin.
“Raportet nga Beogradi ishin të paanshme - të bazuara në fakte, ndërsa në Banjallukë disa media mohuan se rrethimi, madje ndodhi. Armiqësia midis dy etnive është pakësuar, kemi bërë progres, por mund të bëjmë më shumë”, thotë Drusko.
Kolegu u saj nga Serbia, kryetarja e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës, Dinko Gruhonic, nuk është dakord, duke thënë se raportet e medias nga vitet 90-të janë, pak a shumë, të ngjashme.
“Të gjitha mediat kanë raportuar për rrethimin në Sarajevë, por askush nuk tha se kush i kreu ato krime. Mediat i mohonin krimet e luftës, dhe tani kanë filluar të relativizojnë gjërat që ndodhën në vitet 1990-të”, thotë Gruhonjic.
Nemanja Stjepanovic, gazetare serbe që punon në agjencinë Sense, pajtohet, duke thënë se niveli i urrejtjes midis popujve në rajon ende ekziston dhe se arsyeja për këtë është refuzimi nga shteti dhe media për të treguar të vërteten për horroret në luftës në Ballkan.
Dusan Janjic nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur Serbë, thotë se medias i mungon një ndjenjë përgjegjësie ndaj shoqërisë - ka pak raporte ditore për luftës, por historitë serioze, të thella, po mungojnë.
“Mediat duhet të raportojnë historitë e njerëzve të zakonshëm, që kanë kaluar drama dhe tragjedi gjatë luftës, në mënyrë që njerëzit në Serbi të shohin se çfarë kanë kaluar njerëzit në Bosnjë”, shpjegon Janjic.
Të gjithë gazetarët ranë dakord që fokusi i medias për të ardhmen duhet të jetë t’i tregojë gjeneratave më të reja për luftës, duke qenë se në tekstet e tyre shkollore mungojnë informacionet faktike në lidhje me konfliktet në vitet 1990-të, ndërsa prindërit iu tregojnë vetëm njërën anë të historisë. Media ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, për t’iu treguar të vërtetën.
Debati ishte pjesë e festivalit Ditët e Sarajevës [Dani Sarajeva], qëllimi i të cilit është të prezantojnë artistët boshnjakë tek audienca e Beogradit, për të treguar bashkëpunim rajonal kulturor.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us