Lajm 13 Feb 13

Fshatarët Boshnjakë Tregojnë për Ushtarët që Dogjën Shtëpitë

Dëshmitarët në gjyqin e ish luftëtarit Zemir Kovacevic për një nga krimet e para të luftës të konfliktit në Bosnjë, thanë se panë shtëpitë  e serbëve në fshatin e Sijekovacit në flakë.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Të mërkuën, një dëshmitar i prokurorisë në gjyqin për krime lufte të Kovacevicit në Sarajevë tregoi se si u arratis nga shtëpita e tij në Sijekovic pasi u sulmua në mars të vitit 1992.

Duke dëshmuar para gjykatës së shtetit në Bosnjë, Nenad Milosevic tha se në mes të marsit 1992, boshnjakët dhe kroatët në Sijekovac i kërkuan fqinjëve serbë të dorëzojnë armët, por serbët kundërshtuan “për shkak të frikës”.

Disa ditë më vonë, më 26 mars, filloi sulmi ndaj lagjeve serbe, tha dëshmitari.

“Të shtënat filluan dhe pashë një grup personash që po vinin drejt shtëpisë sime. Ishin fqinjët e mi [serbë] nga rruga. Më pyetën cfarë të bënin sepse të shtënat po afroheshin dhe vendosëm të ktheheshin më rajonin e afërt të Ribnjakut”, tha dëshmitari, një serb i Bosnjës.

Ai shtoi se pa shtëp që digjeshin gjatë natës dhe kur u kthye në Sijekovac në tetor të vitit 1992, pa se shtëpia e tij ishte shkatërruar.  

Milosevic tha se e njihte të pandehurin Kovacevic dhe se e pa në mars të vitit 1992, por asnjëherë të veshur me uniformë.

Kovacevic, ish ushtar i Këshillit të Mbrojtjes Kroate, HVO, akuzohet se ka kryer krime ndaj civilëve serbë në Sijekovac në mars të vitit 1992- një nga krimet e para të luftës në konfliktin në Bosnjë.

Në aktpadi thuhet se Kovacevic mori pjesë sulmin në Sijekovac, ku bashkë me të tjerët, nxorri 15 të rritur serbë dhe katër fëmijë nga shtëpitë e tyre dhe vrau disa prej tyre.

Prokuroria e Bosnjës thirri gjithashtu Teodor Barnjakun dhe Savo Baricin, të cilët thanë se në viin 1992 jetonin në fshatin Mocila, afër Sijekovacit. Të dy burrat thanë se më 26 mars, dëgjuan të shtënat dhe panë shtëpi që digjeshin.

“Kishte të shtëna armësh dhe disa shpërthime më të mëdha. Qielli u kuq dhe kuptova se po digjeshin shtëpitë. Ditën tjetër shkova tek prindërit e mi dhe mësova se sulmi ishte bërë nga skuandrat dhe njësitë ndërhyrëse nga Kroacia”, tha Bacic.

Të dy dëshmitarët thanë se e njihnin të pandehurin Kovacevic, por nuk mund të thonin nëse mori pjesë në sulm.

Gjyqi i Kovacevicit do të vazhdojë më 20 shkurt.

 

 

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor