Pas leximit të aktpadisë nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës, fillon gjyqi për Muhidin Basic dhe Mirsad Sijak, të akuzuar për krime lufte të kryera në Vares, më 1994.
Basic dhe Sijak janë akuzuar për përdhunimin e një gruaje kroato-boshnjake në burgun e Ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, që ndodhej në bodrumin e ndërtesës “Sumarstvo” në Vares, më 25 janar 1994.
Sipas aktpadisë, ditën që Dëshmitari A erdhi për të vizituar vëllain e saj të burgosur, dy persona të panjohur hynë në zyrë, njëri kishte një thikë dhe tjetri batanije ushtarake, dhe ndiqeshin nga dy të pandehurit.
“Basic dhe Sijak ia mbyllën gojën me ngjitës, i ngritën pjesën e sipërme të rrobave me forcë, i hoqën pjesën e poshtme dhe e përdhunuan”, tha prokurori Mirko Lecic, duke theksuar se viktima, më parë u përdhunua nga Basic, pastaj nga Sijaku, dhe pastaj nga dy personat e panjohur.
Pas përdhunimit, thotë aktpadia, Basic e kërcënoi gruan: “Nuk do ta shohësh më kurrë vëllain tënd, nëse i tregon ndokujt për këtë. Nuk jam agjent i Titos unë - nuk lë shenja prapa”.
Aktpadia hedh dyshime se Basici ishte shef i Seksionit të Shërbimit të Sigurisë të Shtetit në Olovo, kurse Sijak ishte polic ushtarak në Brigadën e 122-të të Ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, në atë kohë.
Prokurori Lecic tha se gjatë dëgjimit të provave materiale do të ekzaminonte tre ekspertë në lidhje me traumën e mbetur në Dëshmitaren A, nga abuzimi seksual.
Dëshmitarja A kërkoi që publiku të linte sallën gjatë dëshmisë së saj.
Fahrija Karkin dhe Kerim Celik, avokatët mbrojtës të të pandehurve, nuk i thanë argumentet e tyre hapëse, duke thënë se do ta bënin këtë, pasi prokuroria të mbaronte dëgjimin e provave materiale.
Gjyqi është caktuar të rifillojë më 27 shkurt.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us