Një gjyq krimesh lufte për vrasjen 56 civilëve kroatë në tetor të 1991 në fshatin Bacin, në Kroacinë qendrore, filloi të mërkurën në Gjykatën e Kantonit në Rijekë, Kroaci.
Nëntë ish-anëtarë të njësive paramilitare serbe të Kroacisë janë paditur për vrasjet në Bacin, tetë prej të cilët po gjykohen në mungesë.
I vetmi i pandehur në paraburgim, Marin Krivosic, u arrestua vitin e shkuar në Mal të Zi dhe u ekstradua në Kroaci.
Sipas aktpadisë, vrasja u krye në 21 tetor 1991, pasi komandanti paramilitar vendor serb, Branko Domitrovic, shkroi një listë kroatësh, të cilët duhet të arrestoheshin.
Rreth 70 persona u arrestuan. Rreth dhjetë prej tyre u liruan dhe pjesa tjetër u vra në fshatin e afërt Bacin.
Trupat e 56 viktimave u zhvarrosën në vitin 1997. Trembëdhjetë viktima mbesin ende të identifikohen.
Krimi i luftës në Bacin përbën vrasjen e tretë më të madhe masive të kroatëve gjatë luftës për pavarësi të Kroacisë në vitet 1991-1995.
Në fermën Ovcara, rreth 260 të burgosur kroatë u vranë në 20 nëntor 1991, pasi forcat serbe pushtuan qytetin e Vukovarit.
Dy ditë më herët, më 18 nëntor, në fshatin Skabrnja në brendësi të Dalmacisë, 88 civilë kroatë u vranë pasi forcat serbe, të komanduara nga Ratko Mladic, hynë në fshat.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us