Gjyqi i pesë boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës, të akuzuar për krime lufte të kryera në Mostar dhe në burgun në Dretelj, filloi në Gjykatën e Shtetit në Sarajevë.
Prokurorja Remizja Smailagic tha gjatë gjyqit se do të vërtetojë se të pandehurit, si anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Kroate, HOS, kryen krime ndaj njerëzimit.
“Do të vërtetojmë se civilët serbë ishin shënjestrat e para të Forcave të Mbrojtjes Kroate... Do të vërtetojmë se vetëm civilët e burgosur me kombësi serbe u poshtëruan dhe detyruan të kishin marrëdhënie seksuale”, Smailagic.
Katër kroatët e Bosnjës, Ivan Zelenika, Srecko Herceg, Ivan Medic dhe Marina Grubisic-Fejzic dhe një boshnjak, Edib Buljubasic, akuzohen se kanë marrë pjesë në krime ndaj qindra serbëve të Bosnjës nga territori i komunave në Mostar, Ljubusi, Capljina dhe Stolac, që u burgosën në kampin Dretelj, në vitin 1992.
Marina Grubisic-Fejzic është një nga pak gratë që akuzohen për krime lufte ndaj luftës në Bosnjë.
Forcat e Mbrojtjes Kroate, HOS, ishte një njësi e përbashkët paramilitare kroate dhe boshnjake u formua në fillimin e konfliktit në Bosnjë. Luftuan forcat serbe të Bosnjës në jug të Hercegovinës.
Prokurorja Smailagic tha se Zelenika u akuzua, si zyrtar i HOS-it, se ka burgosur në mënyrë të paligjshme disa civilë serbë në infermierinë ushtarake në Mostar.
“Të burgosurit janë mbajtur në infermieri në kushte johigjienike, në një vend të vogël, u forcuan të punonin dhe u ekspozuan në poshtërim nga Ivan Zelenika dhe të tjerët”, tha prokurori.
Sipas aktpadië, Hercegu ishte ish-komandant në kampin Dretelj, Buljubasic ishte zëvendësi i tij, ndërsa Medici dhe Grubisic-Fejzici ishin roje burgu.
Prokuroria përcakton se Medici dhe Grubisic-Fejzici sulmoi të burgosurit në disa raste, dhe i ka detyruar të bënin marrëdhënie seksuale.
“Të gjithë të akuzuarit kryen, nxitën ose ndihmuan në krimet për të cilat akuzohen. Zelinka dhe Buljubasic akuzohen gjithashtu se kanë dështuar të dënojnë vartësin”, tha prokurori, duke theksuar se aktpadia përmban një element të ndërmarrjes së përbashkët kriminale,
Zelenika, Herceg, Medic dhe Grubijic-Fejzic janë mbajtur në paraburgim që nga shkurti. Buljubasici po kalon dënimin në burgun e Zenicën për katër vrasje të kryera para dhe pas luftës në Bosnjë, duke përfshirë vrasjen e babait të tij.
Dëshmitari i parë i prokurorisë do të merret në pyetje më 3 korrik.