Lajm 23 Aug 12

Fëmijët e ish-Jugosllavisë Këndojnë për Paqe

Një këngë e kohës së Jugosllavisë kundër luftës, e performuar nga të rinj nga ish-vendet e Jugosllavisë është bërë befasisht një hit online në rajon.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Kënga “Le të mos ketë më luftë” [“Samo da rata ne bude”’] u regjistrua gjatë një performance në publik nga pjesëmarrësit e një kampi të rinjsh për paqe, më 4 gusht, por u postua në Facebook të mërkurën.

Kënga u bë shpejt hit online në rajon, mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.

Kampi për paqen i quajtur “Pushim nga Lufta”, i organizuar nga Komisioni Gjerman për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, është mbajtur për 18 vitet e fundit dhe sjell bashkë të rinj nga Bosnja, Kroacia dhe Serbia.

Gjatë këtyre viteve, rreth 18,000 fëmijë nga rajoni kanë marrë pjesë në kampin veror.

Gjatë programit 12-ditor, duke bërë sporte dhe programe artistike, të rinjtë kanë mësuar për zgjidhje të konflikteve dhe komunikim jo të dhunshëm nga folësit që vijnë nga gjithë ish-Jugosllavia.

Këtë vit, kampi i paqes u mbajt në qytetin bregdetar, Neum, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përfundoi me performancën që u mbajt në sheshin e qytetit.

Kënga “Le të mos ketë më luftë” nga këngëtari i njohur serb dhe ish-jugosllav, Djordje Balasevic, është regjistruar për herë të parë në vitin 1987.

 

blog comments powered by Disqus