Një vendim i mundshëm i gjykatës për gjyqin dhe ekzekutimin e liderit çetnik në vitin 1946 ka rihapur plagë të vjetra dhe të pashëruara në Serbi.
![]() |
| Mihailovic në gjyq në 1946 | Foto nga YouTube PrintScreen |
Gjykata e Lartë e Serbisë ka vonuar vendimin mbi ligjshmërinë e ekzekutimit të Draza Mihailovicit në 1946, liderit të luftës së lëvizjes mbretërore çetnike.
Çështja ka provokuar thirrje jashtë Serbisë, ndërsa në Serbi ka ringjallur ndarje të vjetra ideologjike midis çetnikëve të djathtë dhe partizanëve komunistë, të cilët ishin përgjegjës për ekzekutimin, pasi u vunë në kontroll të Jugosllavisë, në fund të luftës.
Edhe para se të shpallet vendimi, reagimet për rehabilitimin e mundshëm të Mihailovicit kanë ekspozuar sesa thellë e ndarë është Serbia midis dy ideologjive që u përplasën në vitet 1940-të.
Ish-partizanët, shoqatat antifashiste dhe grupe të shoqërisë civile e shohin rehabilitimin e mundshëm si një turp për Serbinë dhe si ulje të luftës kundër pushtuesit nazist të Jugosllavisë. Mihailovic u akuzua se kishte bashkëpunuar me fuqitë pushtuese.
Në anën tjetër, historianët, monarkistët dhe ndjekësit modern të ideologjisë çetnike thonë se çetnikët ishin forca e vetme rezistence legjitime kundër pushtimit gjerman dhe se gjyqi dhe ekzekutimi i Mihailovicit ishte një farsë.
Një vend të barabartë në histori?
Pas ndryshimeve demokratike në 2000, qeveria konservatore e Vojislav Kostunicës, dhe një politikani tjetër të djathtë, Vuk Draskovic, iniciuan më 2004, Ligjin për Barazinë e Çetnikëve dhe Partizanëve, që u vijua nga një ligj tjetër në 2006 për rehabilitimin e ish-çetnikëve.
Ligji, në vitin 2004, u dha si partizanëve ashtu edhe çetnikëve një vend të barabartë të nderuar në histori dhe erdhi pothuajse një dekadë pas fundit të luftërave që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë.
![]() |
| Protesta për rehabilitimin e Mihailovicit | Foto nga Beta |
Ligjet e reja sollën nëpër gjykata një stuhi kërkesash për rehabilitim. Nga 2,000 raste, rreth 1,600 u pranuan. Por rreth 400, duke përfshirë rastin e Mihailovicit, mbesin ende të pavendosura.
Edhe pse ligjet kishin planin t’i bënin të dyja lëvizjet të barabarta para ligjit, nuk i afroi aspak ndjekësit e dy ideologjive.
Aleksandar Kraus, nga Shoqata e Antifashistëve Serbë, thotë se liderët politikë serbë heshtazi e mbështesin rehabilitimin e Mihailovicit.
“Ligjet që u miratuan, dhe heshtja e tyre, tregojnë se mbështesin rehabilitimin e Mihailovicit, i cili simbolizon ide politike nacionaliste dhe fashiste”, thotë Kraus.
|
Lufta e Dytë Botërore dhe Mihailovici Mihailovici ishte lideri i parë jugosllav, i kryengritjes popullore kundër pushtimit gjerman në 1941, dhe shumë shpejt u emërua gjeneral dhe ministër i luftës nga qeveria mbretërore në Londër. Në fund të 1942-ës, sidoqoftë, Mihailovici u bind se komunizmi ishte një rrezik më i madh afatgjatë për Jugosllavinë, sesa Boshti pushtues, dhe u përpoq t’i ruante forcat e tij për një përplasje me partizanët e Josip Broz Titos. Shkalla në të cilën i kontrolloi efektivisht forcat çetnike në Bosnjë dhe Kroaci, ku dhe kryen krime të rënda , mbetet çështje e hapur. Disa nga togerët e tij në terren, si “Popi” [prifti] Djujic, bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët, në emër të ruajtjes së kombit dhe besimit ortodoks në Serbi. Ai dhe të tjerë kishin në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë, kroatë, si dhe komunistë. Pasi komunistët e Titos zunë pushtet në Jugosllavi, e gjetën Mihailovicn dhe e sollën në gjyq në Beograd në 1946. Ai u akuzua se kishte bashkëpunuar me fuqitë e Boshtit dhe se kishte negociuar armëpushim midis forcave të tij dhe ato gjermane. Mihailovic u gjet fajtor dhe u ekzekutua. Gjatë epokës komuniste në jugosllavi, çetnikët ishin lëvizje e ndaluar. U rishfaqën pas shpërbërjes së vendit. |
Reagime negative kanë ardhur gjithashtu nga një anëtar i qeverisë së vjetër komuniste jugosllave, Jovo Kapicic, i cili ishte direkt i përfshirë në arrestimin e Mihailovicit më 1946.
Ai e akuzon Beogradin se po krijon një klimë të re nacionalizmi që mund ta dojë Serbinë mbrapa në vitet e konflikteve në 1990.
Sonja Biserko, drejtoreshë e Zyrës së Komisionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, thotë se aktet e mëparshme të rehabilitimit theksojnë tonin dominues nacionalist të diskursit të tanishëm politik në Serbi.
“Rehabilitimi ka pasur një qëllim të mohojë luftën antifashiste të partizanëve”, tha Biserko për Balkan Insight.
Anëtarë të lëvizjes çetnike Ravna Gora dhe shoqatës Serbia Mbretërore, e cila punon nën patronazhin e princit Aleksandar, nuk janë dakord.
Insistojnë se çetnikët e Mihailovicit ishin forca e vetme legjitime antifashtiste në vend, duke qenë se ishin forca e vetme rezistuese e organizuar dhe besnike, ndaj qeverisë mbretërore në ekzil. Iu duket ofenduese që çetnikët të barazohen me partizanët para ligjit ose çdo standardi tjetër.
Srdjan Sreckovic, kryetar i lëvizjes çetnike Ravna Gora, thotë se çetnikët ishin ndër forcat e para në Ballkan që i rezistuan pushtimin nazist në fillim të 1941, ndërsa partizanët filluan të luftonin kundër nazistëve, vetëm pasi Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik.
“Historia Amerikane dhe Britanike e risollën Mihailovicin si lider të një lëvizjeje rezistence dhe si pasardhësin ligjor të ushtrisë Mbretërore Jugosllave”, thotë ai.
“Mihailovic u nderua për kontributin e tij në rezistencën antifashiste nga dy presidentët Truman i Amerikës dhe De Gaulle i Francës”, shton Sreckovic.
Trashëgimtarët e familjes mbretërore të Serbisë, Karadjodjevic, gjithashtu e mbështesin rehabilitimin e Mihailovicit. Bojan Starcevic, kryetar i shoqatës Serbia Mbretërore e Princit, thotë se çetnikët po luftonin për të mbrojtur monarkinë.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore patëm dy lëvizje antifashiste: njëra, e cila ishte legjitime, Lëvizja e Çetnikëve Jugosllavë Ravna Gora, dhe e dyta, lëvizja ideologjike komuniste partizane, qëllimi i të cilës ishte të ndryshonte sistemin nga monarki në komunizëm”, tha Starcevic për Balkan Insight.
Për monarkistët, rehabilitimi i kohëve të fundit i Princit Paul, ish-regjenti jugosllav, i rrëzuar më 1941 dhe i Slobodan Jovanovicit, president i Qeverisë Jugosllave në ekzil, si dhe deklaratat për rehabilitimin e mundshëm të Mihailovicit, janë korrigjime të drejta të padrejtësive historike.
Nuk i takon shtetit të gjykojë:
![]() |
| Vuk Draskovic dhe mbështetësit e tij duke i bërë homazh Dragoslav Mihailovicit | Foto nga Beta |
Historianët dhe politikanët sugjerojnë se një arsye madhore për ndarjen e vazhdueshme ideologjike është sepse qeveria serbe nuk ka thënë kurë formalisht se cilin beson se ka udhëhequr luftën antifashiste në vitet 1940-të.
Zyrtarët e qeverisë thonë se nuk i takon shtetit të vendosë se kush e udhëhoqi luftën dhe se këto çështje të ndjeshme u duhet lënë historianëve.
Ndërkohë, Slobodan Homen, sekretar shteti në Ministrinë e Drejtësisë, duke iu referuar thirrjeve të ndryshme, tha se gjykata do të kufizohet vetëm në të vendosur nëse Mihailovici pati gjyq të drejtë, dhe nuk do të gjykojë nëse ka qenë fajtor për krimet e luftës për të cilat e akuzojnë partizanët.
Profesori Slobodan Markovic, historian në Beograd, thotë se ndarja midis çetnikëve dhe partizanëve reflekton ndarjet e vazhdueshme ideologjike. “Situata është e komplikuar duke qenë se edhe Serbia edhe Jugosllavia ishin në një luftë civile”, thotë ai.
“Qëllimi i të dyja lëvizjeve ishte të shkatërronin njëra-tjetrën dhe të dilnin nga lufta si fitimtarë të padiskutueshme, por kjo nuk ndryshon natyrën e tyre themelore. Të dyja ishin lëvizje rezistuese ndaj pushtimit nazist”, thotë Markovic.
Sado këto çarje të vjetra vazhdojnë ta ndajnë shoqërinë serbe, nuk i ndalon të dyja anët të gjejnë një kompromis kur vjen fjala për integrimin në Bashkimin Europian.
Vuk Draskovic dhe Jovo Kapicic, ish-gjenerali komunist, bashkë me një numër organizatash civile që dënojnë rehabilitimin e Mihailovicit, janë të gjitha pjesë të koalicionit të njëjtë politik, Preokret, i cili mbështet një qëndrim pro BE-së për Serbinë. Në të ardhmen, nëse jo në të shkuarën, shumica e serbëve qëndrojnë të bashkuar.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us