Koment 25 Jan 13

Ëmbëlsira dhe Mohim në Hagë

Kur ministri i Drejtësisë i Serbisë vizitoi Tribunalin e Hagës dhe hëngri ëmbëlsira me Ratko Mladicin, tregoi se qeveria e re në Beograd nuk dëshiron t’i marrë seriozisht krimet e luftës.

Slobodan Georgijev
BIRN
Beograd

Ndoshta ka një mesazh të fshehur për bashkëpunimin rajonal dhe ripajtimin në faktin se ministri i ri i Drejtësisë i Serbisë, Nikola Selakovic, vizitoi të burgosurit në burgun Scheveningen në Hagë.

Në mbrëmjen para vizitës së tij këtë muaj, ai tha se duhet të kontrollojmë strategjinë kroate në dhjetë vitet e fundit dhe rezultatet e saj: gjeneralët si Ante Gotovina dhe Mladen Markac janë liruar nga akuzat për krime lufte dhe u liruan dhe publiku ishte i kënaqur. Pavarësisht ndjenjës kryesisht të errët në lidhje me lirimet e fundit të kroatëve, duket se zyrtarët e Beogradit janë të impresionuar thellë nga homologët e tyre në Zagreb. Duhet të ndjekim modelin kroat nëse duam të fitojmë në ICTY, duket se sugjeroi Selakovici.

Mediat serbe humbën çdo interes thelbësor në raportim të gjyqeve në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, pas vdekjes së Slobodan Milosevicit dhe pasi të dyshuarit më të lartë u arrestuan dhe transferuan në Hagë. Kur Ratko Mladic u kap një vit e gjysmë më parë, u tha se mbaruam me Tribunalin.

Por, Tribunali i Hagës iu kthye titujve pasi gjeneralët kroatë u liruan dhe ish-lideri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, u lirua nga burgu në Scheveningen. Publiku serb, i udhëzuar nga raportet e mediave dhe deklaratave zyrtare, ishte i inatosur dhe i zhgënjyer edhe një herë: si mund ta kuptojë dikush idenë e pajtimit në rajon nëse i gjithë faji bie mbi shpatullat e Serbisë?

Vizita e Selakovicit mund të ketë qenë publicitet i shkëlqyer për Tribunalin e Hagës, por fatkeqësisht, një hap i madh për atë institucion, është një hap i vogël për pajtimin në rajon. Dhe një hap edhe më i vogël për mirëkuptim më të thellë brenda Serbisë, për arsyet se pse janë burgosur të gjithë këta burra.

Është një situatë e mirë për Tribunalin e Hagës sepse është veçuar dhe tani duket sikur OKB-ja do vetëm që gjyqet të përfundojnë dhe gjykata të mbyllet, kështu që kur një ministër bën një vizitë, është ditë e madhe për të gjithë. Besoj se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët ishin të kënaqur, sepse ende kanë një vend që është formalisht i interesuar në aktivitetet e Tribunalit të Hagës, që do të thotë se Tribunali do të sigurojë ekzistencën e tij për disa vite më shumë. Pamë buzëqeshjet në fytyrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me zyrtarin serb.

Gjatë pjesës më pak formale të vizitës së Selakovicit u informuam se kaloi një ditë të tërë pune duke folur me anëtarë të “komunitetit serb” që mbahen në Scheveningen. Dikush i dha ëmbëlsirë, një tjetër pije dhe ylli më i madh i Tribunalit, Ratko Mladic, i shërbeu çokollatë. Selakovic është i ri në moshë, 29 vjeç; mund t’i hajë ëmbëlsirat pa shumë pasoja, por a është kjo gjëja më interesante e vizitës së tij, siç duket se besojnë mediat serbe?

Selakovic donte të dinte se çfarë nevoje kanë këta persona për mbrojtjen në gjykatë dhe premtoi se Serbia do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme për t’i ndihmuar. Nuk tha se çfarë donte të thoshte me këtë, ose as nuk shpjegoi se cili është interesi i Serbisë në këto gjyqe. A është lirimi i gjeneralëve dhe zyrtarëve të qeverisë apo të mësojë se çfarë ndodhi në luftërat e viteve 1990-të dhe të pranojë përgjegjësinë?

Sipas strategjisë së Selakovicit , të kopjuar nga Kroacia, interesi ynë kombëtar është të mbrojmë “njerëzit tanë”, kështu që Serbia do të investojë në mbrojtjen e tyre për t’i kthyer prapë në atdhe si njerëz të lirë, të ribashkuar me familjet e tyre.

Besoj se Selakovici beson fuqishëm në pafajësinë e tyre, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka treguar përkushtim ndaj idesë se shtetit duhet të jetë më i përfshirë në ato gjyqe. Gjithashtu ka mbështetur protestat e organizuara nga organizatat e djathta përballë parlamentit serb kundër vendimeve të Tribunalit të Hagës në rastin e Gotovinës dhe Markacit.

Duke konsideruar gjithë këtë, duket se pas vitesh “politike të të harruarit” tani kemi një ministri që avokon një politikë mohimi dhe një motiv më të fortë për “mbrojtjen e atyre që ishin të zgjedhuar nga populli i Serbisë”, siç shpjegoi Selakovici.

Është e trishtueshme që nuk tregoi ndonjë interes, as me fjalë, për ata që vuajtën dhe që u vranë nga forcat e kontrolluara nga të pandehurit e Hagës. Ato viktima do të mbesin në hijen e një interesi të ri kombëtar: mbrojtja e vetë-imazhit kolektiv dhe njerëzve tanë që vuajnë në burg si të burgosur politikë.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor