Në gjyqin e Veselin Vlahovicit, i njohur si Batko, që akuzohet për krime lufte në Sarajevë, një dëshmitar ekspert i prokurorisë tha se shumica e 27 personave të zhvarrosur ishin qëlluar në kokë.
Dëshmitari ekspert, Hamza Zujo, i interpretoi të dhënat e përgatitura nga dëshmitari ekspert Ilijas Dobraca, që mori pjesë në zhvarrosjet në lagjet Ilidza, Miljevici, Grbavica dhe Vraca në Sarajevë, por që ndërroi jetë gjatë gjyqit.
Zujo tha se 18 persona u zhvarrosën nga një varr masiv në Petrovacka Krivina në Vraca dhe u identifikuan. Mes tyre ishte Haris Muderizovici.
“Panë se kafka e tij dhe nofka e sipërme dhe e poshtme ishin të thyera nga e shtënë me armë. Vdekja ishte shkaktuar nga shkatërrimi i cipës së trurit”, tha Zujo.
Vlahovici akuzohet për vrasje, përdhunim, abuzim, vjedhje, zhdukje dhe akte të tjera çnjerëzore, të kryera kundër civilëve boshnjakë dhe kroatë në Grbavicë, Vracë dhe Kovacici, të Sarajevës më 1992.
Dëshmitari ekspert tha se Zvonimir Bodulovic, eshtrat e të cilit u gjetën në Miljevici, vdiq për shkak të lëndimeve në kokë. U gjet se plumbi hyri në anën e majtë të kokës dhe doli në anën tjetër.
Gjithashtu, Zujo foli për shkakun e vdekjes së Disa dhe Azra Pecarit, eshtrat e të cilëve u gjetën në oborrin e shtëpisë të familjes dhe mbi varrezën hebre në Braca. Të dy patën vdekje të dhunshme tha dëshmitari.
“Vdekja e Azra Pecarit ishte e shkaktuara nga shkatërrimi i cipës së trurit. Kockat e kokës ishin shkatërruar”, tha Zujo.
Avokati mbrojtës i Vlahovicit nuk e mori në pyetje dëshmitarin ekspert.
Gjyqi do të vazhdojë më 4 korrik.