Lajm 27 Nov 12

Ekspertë Anglezë të Dhunës Seksuale do të Vizitojnë Bosnjën

Një ekip i sapoformuar ekspertësh nga Britania e Bashkuar, i formuar me qëllimin për të ndihmuar viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale në konflikte, do të vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën në fillim të vitit të ardhshëm.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Duke folur pasi ishte shpallur vizita e punës, ambasadori anglez në Bosnjë, Nigel Casey, tha se përvoja e fituar nga vendi ka ndihmuar të formojë mënyrën se si qeveria e Anglisë do të veprojë në iniciativën globale kundër dhunës seksuale në konflikte.  

“Jam shumë i kënaqur që Bosnja dhe Hercegovina do të jetë një nga vendet e para që do të vizitohet vitin tjetër nga ekipi ekspert i sapoformuar në Angli. Kjo do të jetë një mundësi për të parë më tutje se si mund të ndihmojmë duke mbështetur përpjekjet e atyre që punojnë për të zgjidhur trashëgiminë  e tmerrshme të dhunës seksuale gjatë luftës dhe problemit të vazhdueshëm të dhunës ndaj grave”, tha Casey.

Vizita e ekipit të ekspertëve, që është e specializuar në trajtimin dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, është konfirmuar gjatë vizitës dy ditore të organizuar nga zyra e huaj e Anglisë e mbajtur në Wilton Park në mes të nëntorit.

Konferenca mirëpriti rreth 60 pjesëmarrës që erdhën nga 23 vende për të filluar punën dhe për t’i dhënë formë dhe zhvilluar aktivitet e iniciativës së Anglisë për të luftuar kundër dhunës seksuale në konflikte.

Iniciativa është ide e Sekretarit të Jashtëm Britanik, William Hague, që gjatë vizitës së tij në Bosnjë në tetor tha se vendi është prioritet për ekipin e ekspertëve.

Ekipi ekspert përbëhet nga oficerë policie, avokatë, psikologë, dhe ekspertë forensikë që do të udhëtojnë në zonat e luftës për të mbledhur prova për dhunën seksuale masive.

Nga të gjitha vendet ish-jugosllave,vetëm Bosnja dhe Kosova kishin dërguar përfaqësues në konferencën Wilton park.

Një nga gjashtë përfaqësuesit nga Bosnja, Lejla Mamut, koordinatore për të drejtat e njeriut në organizatën Track Impunity Always, TRIAL, tha se qëllimi i konferencës ishte të krijojë vizionin se si duhet të zhvillohet iniciativa.

Mamut shtoi se mendon se iniciativa do të fokusohet kryesisht në mosndëshkimin duke “mbrojtur dëshmitarët, mbledhur dokumentet dhe informacion dhe zhvilluar mekanizmat për të siguruar dënim të të gjitha rasteve të dhunës seksuale”.
Mamut shprehu  frikën e saj për dëshmitarët dhe viktimat gjatë gjyqeve për krime lufte në gjykatat e nivelit të ulët.

“Mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së dëshmitarëve në nivelet e ulëta janë të papërshtatshme. Këta dëshmitarë kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme”, tha Mahmut.

William Hague ka prezantuar iniciativën për herë të parë në maj të këtij viti në premierën në Londër të filmit “Në tokën e Gjakut dhe Mjaltit” që trajton përdhunimet e kohës së luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Duke shpjeguar mënyrën për krijimin e ekipit ekspert të specializuar në dhunën seksuale gjatë luftës, Hague tha se edhe pse 50 000 janë përdhunuar në Bosnjë gjatë konfliktit në fillim të viteve 1990, vetëm 30 autorë të drejtpërdrejtë krimesh janë dënuar nga gjykatat vendore dhe Tribunali i Hagës, ICTY.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor