Reportazh 26 Oct 12

Drejtësia në Serbi Zhgënjen të Mbijetuarit e Mizorive në Lovas

Të mbijetuarit e masakrës së vitit 1991 në Kroaci thonë se një vendim i fundit i gjykatës në Beograd e liroi Ushtrinë Jugosllave nga përgjegjësia - dhe shpresojnë se gjyqi i ardhshëm në Hagë do të bëjë një punë më të mirë.

Marija Ristic
BIRN
Lovas
 
 Fusha ku forcat serbe vunë mina dhe detyruan civilët të ecnin si mburoja/Foto nga Balkan Inisght

Stjepan Peulic, një kroat nga fshati i Lovas, mendoi se po e dërgonin të mblidhte rrush. Por u detyrua të ecte përmes një fushe të minuar në fshatin e tij në Kroacinë lindore.

Ishte 18 tetor 1991, kur serbët vendas, me ndihmën ushtarake të “Dusan Silni” [Dushani i Fuqishëm], paramilitarë, e kapën atë dhe rreth 50 fshatarë të tjerë kroatë dhe i burgosën në një koperativë agrare.

Por serbët vendas dhe aleatët e tyre paramilitarë nuk vepruan vetëm. Fshatarët thonë se sulmi në Lovas ishte pjesë e një ofensive më të gjërë nga Ushtria e Popullit Jugosllav, JNA, oficerët e të cilës ende duhen përgjigjur për rolin e tyre në krim.

Më 18 tetor, duke qëndruar në të njejtën fushë në hyrje të fshatit, Peulic u bashkua me të tjerët për t’i bërë homazhe 21 fshatarëve që vdiqën atë ditë, duke ndezur 21 qirinj në fushë për secilën viktimë.

Të mbijetuar të tjerë të mizorisë erdhën të njejtën ditë në fushën e minuar, duke shprehur hidhërimin për çfarë e shohin si drejtësi të pjesshmë në këtë rast.

Një gjyq i kohëve të fundit në Beograd, Serbi,  dënoi disa serbë vendas dhe paramilitarë me dënime me burg për krimet në Lovas.

Në qershor, Gjykata Speciale në Beograd i shpalli 14 burrat fajtorë për krime lufte në Lovas, duke i vlerësuar përgjegjës për vrasjen e 40 civilëve dhe i dënoi me gjithsej 128 vite burgim.

Por, ish-oficerët e JNA-së, të cilët fshatarët i fajësojnë për krimin, mbesin të padënuar.

Peulic thotë se një serb që i urdhëroi të shkonin në fushë tani është dënuar me burgim në Beograd.

“Por, ka persona të tjerë që nuk janë dënuar”, tha ai.

“JNA-ja i ndihmoi të pushtonin fshatin dhe i furnizoi me armë, por asnjë nga këta persona nuk është akuzuar”, shtoi ai.

Zyra e prokurorisë për krime lufte në Serbi thotë se gjithsej 70 kroatë u vranë në Lovas, në tetor dhe nëntor të vitit 1991.

Disa u zhdukën në fushë, ndërsa të tjerë u vranë në shtëpitë e tyre dhe të tjerë në koperativën  agrare në fshat.

Koperativa agrare ku  kroatët u torturan dhe vranë/ Foto nga Balkan Insight

Fshati me vetëm njëmijë banorë, serbë dhe kroatë, ende ka plagët e luftës.

Disa nga shtëpitë e fshatit ende kanë vrimat e plumbave dhe janë braktisur për një kohë të gjatë.

Petar Vuleta, i cili ishte 31 vjeç, kur forcat serbe e kapën në vitin 1991, kujton gjithashtu gënjeshtrën që iu tha se do të shkonte të mblidhte rrush.

“Na thanë se do të shkonim të mblidhnim rrush, por nuk e menduam se do ishte diçka aq mizore” tha ai.

“Kur arritëm në fushë na detyruan të ecnim. E kapëm njëri-tjetrin prej dore dhe filluam të ecnim. Pastaj minat filluan të shpërthenin. Menjëherë më pas, [serbët] filluan të na qëllonin”, shtoi ai.

“Atë ditë më shpëtoi Zoti”, vazhdoi ai. “Por dhimbja është e njejtë dhe 20 vite më pas ndihem njësoj sa herë që kaloj [fushën]”.

Ndërkohë, fakti se ish-oficerë të JNA-së nuk ishin të akuzuar për krimin, por në disa raste u thirrën në gjyq si dëshmitarë ka inatosur të mbijetuarit.

Ata thonë se disa nga autorët e krimeve jetojnë të lirë në Serbi. Shpresa e tyre është që gjyqi para Tribunalit të Hagës, i ish-liderit serb të Kroatëve, Goran Hadzic, do të mbushë hapësirat.

“Krimet e kryera këtu nuk ishin të izoluara, por pjesë e një aksioni të përbashkët kriminal, që shpresoj se do të vërtetohet në Hagë”, tha Vuleta.

“Njerëzit e dënuar në Beograd ishin fajtorë, por shumë të tjerë torturuan dhe vranë njerëz këtu dhe ecnin me  armë në fshat”, shtoi Vuleta.

Lufta në Vukovar:

Më pak se 50 kilometra larg Serbisë, Lovas gjendet në komunën e Vukovarit, qyteti i parë në Europë që u shkatërrua nga luftimi që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1991, JNA dhe njësitë paramilitare serbe rrethuan qytetin pas deklaratës së Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia.

Rreth 7 000 predha u hodhën çdo ditë në qytet gjatë një rrethimi tremujor, që shkatërroi rreth 85 për qind të ndërtesave.

U vranë mbi 3 000 persona. Qyteti ra më 18 nëntor 1991, mijëra jo-serbë u dëbuan dhe disa qindra të burgosur u ekzektuan në një fermë aty afër, e quajtur Ovcara.

Vukovari mbeti nën kontrollin serb deri në vitin 1995. Pasi Marrëveshja e Dejtonit në Ohio e vitit 1995 përfundoi luftën në Bosnjë,  Marrëveshja Erdut e vuri rajonin e Vukovarit nën administratën e OKB-së për dy vite para riintegrimit të tij në Kroaci në vitin 1998.

Milos Urosevic, nga OJQ-ja “Gratë në të Zeza” në Beograd, që monitoroi gjyqin, pajtohet se është e turpshme se disa nga të dyshuarit për krime në Lovas u thirrën në gjykatën në Beograd vetëm për të dëshmuar.

“Disa prej tyre jetojnë në Serbi… dhe sa kohë që mbesim të lirë nuk mund të themi se është kryer drejtësi”, tha Urosevic.

Gjyqtari kryesues në rast, ndërsa shpjegoi aktgjykimin në qershor, tha se prokuroria ka dështuar të vërtetojë rolin e JNA-së në krimet në Lovas dhe fshatrat e tjerë në Kroacinë lindore.

“Sjellja e oficerëve të JNA-së që erdhën këtu për të dëshmuar ishte e turpshme”, tha gjyqtari.

“Në vend që të akuzohen, vijnë këtu si dëshmitarë”, shtoi gjyqtari, duke nxitur prokurorinë të akuzojë anëtarët përgjegjës të JNA-së.

Por Marijana Toma, nga Qendra e të Drejtës Humanitare në Beograd, tha se prokuroria serbe duket se pa një interes të sajin duke mos i gjykuar zyrtarët e JNA-së.

“Sillen sikur këta ishin vetëm incidente lokale në luftë, duke u përpjekur të prezantojnë një imazh se shteti serb nuk kishte asnjë lidhje me ato krime”, tha Toma.

Me gjyqin e Hadzicit përpara, Ivan Mujica, që i mbijetoi fushës së minuar me plagë të rënda, dhe dëshmoi para gjykatës në Beograd, thotë se është gati të dëshmojë përsëri.

“Do të dëshmoj para Tribunalit të Hagës gjithashtu dhe do të shpjegoj çdo gjë që ndodhi në fshatin tonë”, tha ai.

“Më vjen mirë që disa persona u dënuan, por drejtësia ende nuk është vënë në vend. Shpresoj se Tribunali i Hagës do ta përmirësojë këtë”, vazhdoi ai.

Rruga kryesore në fshatin Lovas/Foto nga Balkan Insight

Në fshat, serbët dhe kroatët sot ende bashkëjetojnë.

“Nuk kemi kohë të zihemi. Punojmë bashkë në fusha… vjelim rrush dhe mollë. Madje kemi edhe serbë që vijnë nga Serbia për të punuar këtu gjatë të vjelave”, tha Stjepani.

“I nderojmë ata që u vranë. Nuk duhet të harrojmë, por kemi falur”, përfundoi ai.


Ky artikull u shkrua me mbështetjen e Qendrës së Të Drejtës Humanitare.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Goran Hadzic at the Hague

Background

Dëshmitarët e Karaxhiqit i fajësojnë ‘myslimanët ekstremistë’ për luftën

Serbët e Bosnjës nuk ishin përgjegjës për shpërthimin e luftës në rajonin e Krajinës në veri të Bosnjës, dëshmuan tre dëshmitarë në gjykimin e Radovan Karaxhiqit.

Karadzici Donte “Gjendje të Padurueshme” në Srebrenicë

Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.

Subscribe to Our Newsletter