Dhoma e Apelit në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi Djordjislav Askrabën me shtatë vjet burgim për krime të kryera kundër boshnjakëve në Kalinovik.
Askraba u gjet fajtor për burgimin e paligjshëm, ndihmim në vrasje dhe dëbimin e civilëve boshnjakë nga qytetet Kalinvok dhe Foçë, burgosje në kampin Depoja e Barutit, dhe punë të detyruar.
Vendimi shkallës së dytës vendosi se Askraba, ish-anëtar i Ushtrisë së Republikës Srpska, i kreu këto krime në korrik dhe gusht të 1992, si roje kryesor i kampit Depoja e Barutit.
Dhoma e Apelit vendosi se Askraba ia dorëzoi të burgosurit e kampit personave të panjohur në disa raste dhe shkroi në mënyrë jokorrekte të dhënat se ata po transferoheshin në një burg në qytetin e Foçës.
Më shumë se 80 civilë u çuan në Depon e Barutit dhe më pas u vranë, ndërsa disa prej tyre ende janë të zhdukur.
“Sidoqoftë, Dhoma e Apelit vendosi se i pandehuri nuk e dinte se personat që u morën do të vriteshin”, shpjegoi Azra Miletic, gjyqtarja kryesuese e Dhomës së Apelit.
Askraba u gjet fajtor që liroi katër civilë, të cilët më pas u morën në fushë të betejës për të zhvarrosur trupat e ushtarëve serbë, dhe u lirua nga dy akuzat për lirimin e tre civilëve, të cilët më pas u zhdukën.
“Dhoma e apelit nuk pranoi kualifikimin ligjor nga aktpadia - krime kundër njerëzimit - sepse, edhe pse ishte një sulm i gjerë dhe sistematik, prokuroria dështoi të vërtetonte se veprimet e të pandehurit ishin pjesë e sulmit”, tha Miletic.
Dhoma e Apelit e gjeti Askrabën fajtor nën Kodin Penal të ish-Jugosllavisë dhe jo atë të Bosnjës dhe Hercegovinës, nën të cilin u padit, sepse vlerësoi se ligji i ri i shtetit i vitit 2003 nuk është më i lehtë për autorin e krimit, në këtë rast.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e aplikon Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 2003 në shumicën e rasteve, dhe ky është aktgjykimi i tretë për krime lufte, ku ligji nga ish-shteti është aplikuar në vend të tij.
Aktgjykimi i shkallës së parë i dhjetorit të vitit 2009 e liroi Askrabën, por Dhoma e Apelit e hodhi poshtë vendimin dhe urdhëroi një rigjykim. I pandehuri ka mundësin të apelojë në Dhomën e Shkallës së Tretë.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us