Në gjyqin e Radovan Karadzicit, një dëshmitare tha se dëgjoi një bisedë ndërmjet Karadzicit dhe Mladicit se “Srebrenica mbaroi”.
Slavisa Ristic, një biznesmene nga Shtetet e Bashkuara tha se ishte në zyrën e Karadzicit më 13 korrik 1995, kur Karadzici ishte në telefon me gjeneralin Ratko Mladic.
Karadzici kishte hapur dëgjuesen dhe edhe pse linja ishte e dobët, Ristic tha se dëgjoi një nga burrat të thoshte “Srebrenica mbaroi”.
Ndërsa po merrej në pyetje nga Karadzici, Ristic u përgjigj se “nuk e dinte se kush e tha”, por se kuptoi se do të thoshte se operacionet ushtarake ishin përfunduar.
Kur u pyet “nëse kishte pasur ndonjë diskutim për të burgosurit e luftës ose ekzekutime të mundshme”, dëshmitarja u përgjigj: “jo në praninë time”.
Dëshmitarja kujtoi se Karadzici e priti edhe një herë tjetër në zyrën e tij më 14 korrik 1995. Ristic tha se ai “ndiqte me kujdes transmetimet në stacionet televizive për ngjarjet nëSrebrenicë”.
Karadzici, në atë kohë president i Republikës Srpska dhe komandant Suprem i Ushtrisë, akuzohet për gjenocidin ndaj më shumë se 7 000 boshnjakëve dhe persekutimin e dhjetëra mijëra grave dhe fëmijëve pas pushtimit të Srebrenicës, që ndodhi më 11 korrik 1995.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës, për terror ndaj civilëve në Sarajevë dhe marrjen peng të ushtarëve të UNPROFOR-it gjatë periudhës së viteve 1992 – 1995.
Ratko Mladici, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, po pret radhën e tij para Tribunalit të Hagës.
Gjatë kësaj jave, gjykata ka dëgjuar gjithashtu dëshminë e dy dëshmitarëve të mbrojtur të prokurorisë, të cilët folën për metodat e përdorura nga ushtria boshnjake për të marrë bisedat midis udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të serbëve të Bosnjës, dukë përfshirë Karadzicin.
Dëshmitarët KDZ-245 dhe KDZ-126, ish-anëtarë të një njësie për marrjen e komunikimin me ushtrinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, u thirrën për të verifikuar transkriptet e bisedave të ndërprera midis ushtrisë së Republikës Srpska dhe liderëve të tyre politikë, gjatë dhe pas sulmit në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Gjyqi i Karadzicit do të vazhdojë të martën, më 20 mars.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us