Lajm 10 Jul 12

Dëshmitarja e Krimeve në Visegrad Kërkon Eshtrat e Bashkëshortit

Një dëshmitare e prokurorisë dëshmoi se në qershor të vitit 1992, i akuzuari Oliver Krsmanovic mori bashkëshortin e saj dhe një fqinj, të cilët nuk i pa më kurrë.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Zejneba Osmanbegovic kujtoi se ishte në shtëpinë e saj në fshatin Crnici, afër Visegradit, me bashkëshortin dhe nënë e saj, kur Oliver Krsmanovic, Gordana Andric dhe Zeljko Lelek, erdhën dhe filluan t’i keqtrajtojnë.

 “Ata sollën Hasan Ahmetspahicin me tyre. Dukej se ishte rrahur. Me zor merrte fryme. (…) Ata thanë: ‘hiqini rrobat!’ Nëna ime ishte 85 vjeç. Na zhveshi”, tha Osmanbegovici.

Sipas dëshmitares, Lelek, i cili u dënua me 16 vjet burgim për krime në Visegrad, mori Ahmetspacin, ndërsa Krsmanovic ndenji dhe kërkoi shtëpinë për të gjetur para.

“U kthen në orën 5 në mëngjes. Morën burrin tim Nailin dhe Hasanin, më vonë, gjithashtu. E shtynë Hasanin në ujë. Nuk e kam parë më kurrë bashkëshortin tim që nga ajo ditë. Për këtë arsye kam ardhur këtu. Dua të më japin eshtrat e tij”, tha Osmanbegovici.

Krsmanovici akuzohet se ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore civilët në shtëpinë e Osmanbegovicit, më 1 qershor 1992, dhe morën Osmanbegovicin dhe Ahmetspahicin me vete.

Ish-anëtari i Ushtrisë së Republikës Srpska është në gjyq për pjesëmarrje në zhdukjen e detyruar të boshnjakëve, vrasje dhe përdhunim.

Gjatë marrjes në pyetja, avokati mbrojtës tha se Osmanbegovici e ka gabuar Krsmanovicin për dikë tjetër, edhe pse ajo ishte e vendosur se e njihte mirë Krsmanovicin, edhe para luftës.

“Babai i tij, Milan, punonte në “Terpentin’ [fabrikë vendore]. Jetonin në lagjen e vëllait tim. Ka shkuar në shkollë me fëmijët e mi”, tha Osmanbegovici.

Krsmanovic tha se pohimet e dëshmitares se ku jetonte ai janë të pasakta.

 “Betohem për jetën e tre fëmijëve të mi se nuk isha unë”, tha Krsmanovici.

Më pas, Osmanbegovici u ngrit nga tavolina e dëshmitarëve dhe tha, duke u betuar “në katër librat e shenjtë”, se Krsmanovici ishte në shtëpinë e saj më 1992.
Salim Ahmetspahic dëshmoi gjithashtu në këtë seancë dëgjimore dhe tha se vëllai i tij Hasani u morr nga Crnici në vitin 1992 dhe se u gjet i vdekur në lumin Drina.

“Dëgjuam se trupi i tij u gjet në breg to lumit Klotjevac në komunën e Srebrenicës”, tha dëshmitari.

Ai i tha gjykatës se “dëgjoi disa histori se një person me emrin Oliver Krsmanovic e shoqëroi, torturoi dhe në fund  e vrau”, por nuk e dinte se kush ia kishte thënë këtë.

Gjyqi do të vazhdojë më 21 gusht.

blog comments powered by Disqus