Lajm 30 Nov 12

Dëshmitari i Karadzicit: Civilët Nuk Ishin në Shënjestër

Në gjyqin e liderit serb të Bosnjës, Radovan Karadzic, një dëshmitar mbrojtës dëshmoi se ushtria serbe e Bosnjës nuk qëlloi asnjëherë qëllimisht civilët në Sarajevë.

Raporti i Drejtesise
BIRN
Hage

Zëvendëskomandanti i Brigadës Ilidza në ushtrinë serbe të Bosnjës, Nikola Mijatovic, tha se nuk ishte urdhëruar të terrorizonte qytetarët e Sarajevës dhe as nuk kishte qëllimin të terrorizonte.

Mijatovic tha se kishte urdhra të qartë për të mbrojtur civilët dhe për të respektuar konventat e Gjenevës.

Karadzici akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë, përfshirë terrorizim të banorëve të Sarajevës me fushatë bombardimi dhe snajperësh nga viti 1992 deri në 1995.

Mijatovic konfirmoi se, për shkak të mungesës së municioneve, ushtria serbe e Bosnjës përdori bomba të modifikuara ajri. Ai mohoi sidoqoftë deklaratat e prokurorisë së Hagës se bombat nuk ishin të sakta duke hetuar se u përdorën vetëm kundër shënjestrave ushtarake.

Ushtria boshnjake, sipas dëshmitarit, sulmonte nga ndërtesat kur forcat mbrojtëse të OKB-së gjendeshin, si për shembull ndërtesa e postës, për të provokuar serbët të sulmonin forcat ndërkombëtare.

Gjatë marrjes në pyetje, prokurorja, Caroline Edgerton, insistoi se shënjestrat ushtarake të cilat po sulmonte brigade e Mijatovicit, ishin të vendosura në “zona me popullatë të dendur” dhe se “ishte e arsyeshme të pritej” se rreziku i viktimave civile do të ishte i lartë.

“Do të kishte qenë më e arsyeshme të pritje se pala tjetër do të kishte qëndruar larg civilëve… Iu përgjigjëm zjarrit me zjarr”, u përgjigj Mijatovic.

Ai shtoi se brigada e tij sulmoi shënjestra ushtarake vetëm pasi skuadra e zbulimeve iu tha “se nuk kishte civilë afër shënjestrave” dhe se qëllimi i tyre ishte të frikësonin armikun që të dorëzohej.

“Por, e dinit se aty kishte civilë”, sugjeroi prokuroja, dhe dëshmitari pohoi.

Në gjyqin e Karadzicit të enjten dëshmuan dëshmitarët Radojka Pandurevic dhe Angelina Pikulic, që folën për jetët e serbëve në Sarajevë gjatë luftës.

Pandurevic, deputet i Partisë Demokratike Serbe në Asamblenë e Hadzicit tha se u dërgua në kampin Silos në Tarcin më 26 maj 1992 dhe u lirua vetëm në 1996.

I pyetur nga Karadzic cilat ishin arsyet për burgimin e saj, Pandurevic u përgjigj: “Isha anëtare e Partisë Demokratike Serbe dhe sepse isha serbe”.

Duke përshkruar jetën e serbëve që mbetën në lagjen Pofalici në Sarajevë, Angelina Pikulic tha se “ishte peng në shtëpinë e saj” sepse nuk mund të shkonte askund pa lejen e policëve”.

Gjyqi do të vazhdojë më 3 dhjetor.

blog comments powered by Disqus

Sfond

dëshmitarët-e-karaxhiqit-i-fajësojnë-myslimanët-ekstremistë-për-luftën

Dëshmitarët e Karaxhiqit i fajësojnë ‘myslimanët ekstremistë’ për luftën

Serbët e Bosnjës nuk ishin përgjegjës për shpërthimin e luftës në rajonin e Krajinës në veri të Bosnjës, dëshmuan tre dëshmitarë në gjykimin e Radovan Karaxhiqit.

Karadzici Donte “Gjendje të Padurueshme” në Srebrenicë

Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.

Subscribe to Our Newsletter