Në gjyqin e ish anëtarëve të Forcave të Mbrojtjes Kroate, HOS, një dëshmitar i prokurorisë tha se ai dhe babai tij u rrahën në vitin 1992 në kampin Dretelj.
Duke dëshmuar para gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milivoje Gruzevic, një serb i Bosnjës tha se ishte sjellë bashkë me prindërit e tij në Dretelj në korrik të vitit 1992.
“Ahmet Makitan na coi në një dhomë të pastër. Nxori një kartmonedhë dhe pyeti e kujt ishte. E ktheva dhe filloi të më rrinte. Pastaj na nxorri në një makinë të pastër dhe pa se e shtynë babain tim në një pellg dhe e rrahën. Mua më qelluan dy ose tre herë”, tha dëshmitari.
Ahmet Makitan i njohur edhe si Maks u dënua në Suedi me pesë vite burgim për krime të kryera në Dretelj.
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës akuzon Ivan Zelenikën, Srecko Hercegun, Edib Buljubasicin, Ivan Medicin dhe Marina Grubisic-Fejzic për krie ndaj civilëve serbë të Bosnjës, që u burgosën në kampin Dretelj në vitin 1992.
Sipas aktpadisë, Zelenika ishte oficer i Forcave të Mbrojtjes Kroate, Hercegu ishte komandanti i kampit në Dretelj, Buljubasic ishte zëvëndësi i tij, ndërsa Medic dhe Grubisic-Fejzci ishin roje. Aktpadia specifikon se të gjithë morën pjesë në torturimin dhe se i detyruan të burgosurit të bënin punë të rënda, ndërsa disa persona vdiqën për shkak të abuzimit.
Gruzevic tha se kur ishte në Dretelj, Bozo Balabanin e rrahën dhe vdiq më pas. Sipas dëshmitarit, Edib Buljubasic ishte mes burrave që e rrahën.
“Në mbrëmje e thirrën të dalë në dritare, doli dhe e goditën. Pastaj e morrën jashtë dhe e rrahën. Përdorën cdo gjë që kishin, shkopa, lopatë, këmë. Pastaj e vunë në pranga tek hekurat e dritares dhe ishte i vdekur në mëngjes”, tha Gruzevic.
Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari tha se e njohi Buljubasicin nga zëri. I pandehuri, buljubasic, tha se ishte dita e parë e punës dhe I tha trupit gjykues se cdo gjë që tha dëshmitari për vrasjen e Balabanit ishte e vërtetë.
Gruzevic tha se të burgosurit në Dretelj u abuzuan nga Marina Grubisic dhe ajo “filloi abuzimin”. Ai tha se nëj herë i detyroi të burgosurit të kryenin marrëdhnie seksuale orale me njëri tjetrin.
Gruzevic tha gjithashtu se e njohi Marina Grubisic-Fejzicin nga zëri.
Ai tha se kujdestari i Dreteljit e kishte emrin Srecko, duke theksuar se e dëgjoi këtë nga të burgosurit e tjerë.
Gjyqi do të vazhdojë më 11 dhjetor.