Lajm 05 Apr 12

Dëshmitarët: Xhamitë Nuk u Përdorën si Baraka Ushtrie

Dëshmitarët në gjyqin për krime lufte të tetë paramilitarëve ish-serbë për krime lufte në Zvornik thonë se xhamitë e shkatërruara nuk janë përdorur nga ushtria boshnjakë, ashtu siç thonë të akuzuarit.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Rade Jovanovic, Milivoje Simic dhe Sava Ristanovic, të gjithë nga fshati i Skocicit, dëshmuan në gjyqin e së enjtes se xhamitë e shkatërruara nga paramilitarët serbë në fshatrat vendore, nuk u përdorën nga forcat boshnjake, duke qenë se ishin bosh gjatë kohës së sulmit.

 “Të gjitha ato xhami nuk mund të kenë qenë baraka të ushtrisë, duke qenë se të gjithë myslimanët e lanë zonën e Skocicit dhe Kozlukut në mes të qershorit. Me sa di, myslimanët vendor u pajtuan të largoheshin nga fshatrat, por nuk e di se me kë ranë dakord”, tha Simic.

Sipas aktpadisë, në korrik të 1992 Simo Bogdanovic, Damir Bogdanovic, Zoran Stojanovic, Tomislav Gavric, Djordje Sevic, Zoran Alic, Zoran Djurdjevic dhe Dragana Djekic, të gjithë anëtarë të njësisë paramilitare të quajtur Çetnikët e Simas, vunë eksploziv nën xhaminë vendore në fshatin Skocic dhe e shkatërruan.

Në dëshmitë e tyre të mëparshme, të akuzuarit thanë se e sulmuan xhaminë duke qenë se kishin informata se ushtarët boshnjakë po fshiheshin aty, dhe se xhamitë vendore po përdoreshin shpesh nga boshnjakët si baraka ushtrie.

Pas shkatërrimit të xhamisë në Skocici, Çetnikët e Simas shkuan në një vendbanim të romëve në rrethinat e fshatit ku vranë, torturuan dhe përdhunuan, të paktën 23 fshatarë romë.

Zio Rivic, një nga të mbijetuarit e paktë të sulmit, dëshmoi se humbi gjithë familjen e tij atë ditë, por deri më sot janë gjetur vetëm trupat e prindërve të tij.

 “Nuk i gjetën kurrë trupat e vëllait dhe gjashtë motrave të mia. I pashë tek rrahën babain tim për vdekje. Përdhunuan motrat në sy të të gjithëve, në sytë e mi, përballë nënës sime”, tha Rivic.

Sipas deklaratës së trupit gjykues, dëshmitaret e mbrojtura “Alfa”, “Beta” dhe “Gama” do të dëshmojnë në seancën tjetër gjyqësore.

Prokuroria thotë se të akuzuarit i morën këto tri gra nga fshati në Skocic, i çuan në një fshat tjetër, ku i mbajtën për më shumë se gjashtë muaj dhe i përdhunuan vazhdimisht.

Rasti është i pesti i hapur nga Zyra e Prokurorit Serb, në lidhje me ngjarjet në Zvornik, duke qenë se fshati qe vendndodhja e disa nga krimeve më brutale gjatë luftës në Bosnjë.
Zvorniku, qytet mbi lumin Drina afër kufirit me Serbinë, u pushtua në maj të vitit 1992, kur Tigrat e Arkanit, njësi paramilitare serbe e mbështetur nga Armata Popullore Jugosllave, JNA, hynë dhe dëbuan shumicën e popullsisë joserbe dhe vranë më shumë se 1,000 persona.

Dyshohet se Tigrat e Arkani kanë bashkëpunuar ngushtësisht me njësitë paramilitare të Vojislav Seseljit, lideri i Partisë Radikale Serbe dhe i pandehur lufte në ICTY dhe se bashkë me JNA-në, sulmuan një seri fshatrash në Bosnjë dhe Kroaci.

Është ende e paqartë nën komandën e kujt ishin Çetnikët e Simas, duke qenë se disa nga dëshmitarët thonë se po merrnin urdhra nga selia e Partisë Radikale Serbe.

Sidoqoftë, Seselji ka mohuar se ka qenë në kontroll të njësive në Zvornik, duke e akuzuar Arkanin për përgjegjësi komanduese.

Gjyqi do të vazhdojë më 24 prill.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus