Në gjyqin e Tomislav Mercepit, këshilltar i lartë në Ministrinë e Brendshme gjatë luftës në Kroaci, tre-ish anëtarë të njësisë policore të quajtur “Mercepovci” thanë se nuk ai nuk ishte komandanti i tyre.
Branko Saric, Robert Dan dhe Nikola Rukavina i mohuan të martën akuzat se Mercepi, si komandant i njësisë policore “Mercepovci”, urdhëroi personalisht arrestimin e paligjshëm, torturimin dhe vrasjet e civilëve serbë në 1991, në Zagreb dhe në qytetet përreth, Kutina dhe Pakrac, siç thuhet në aktpadi.
Ata mohuan gjithashtu përgjegjësinë e dyshuar të Mercepit për marrjen peng në mënyrë të paligjshme të 52 personave, nga të cilët 43 u vranë dhe tre u zhdukën.
I pyetur nga prokurori se kush ishte komandanti i “Mercepovci” , nëse nuk ishte Mercepi, Saric u përgjigj: “Ministria e Brendshme”.
Saric tha gjithashtu se në Pakracka Poljana nuk ka pasur burgje.
“Nuk jemi kafshë. Gjithmonë i kam mbrojtur më të dobëtit, nuk do kisha lënë diçka të tillë të ndodhte”, tha Saric.
Saric ka qenë i burgosur, nga viti 2005 deri më 2008, i dënuar për arrestimin e paligjshëm të tre burrave në Zagreb dhe mbajtjen e tyre në burgun në Pakracka Poljana, ku ai ishte një nga komandantët e “Mercepovci” në 1991.
Bashkë me tre anëtarë të tjerë të asaj njësie, Saric u dënua gjithashtu për vrasjen e njërit prej anëtarëve të tyre.
Nikola Rukavina, një nga ish komandantët e “Mercepovci”, tha se shumë persona gënjenin dhe prezantoheshin si komandantë.
Sipas Rukavinës, Mercepi merrej kryesisht me menaxhimin e logjistikës.
Ai shtoi gjithashtu se në Pakracka Poljana nuk ka pasur burgje, por pranoi se një grua kishte ardhur në selinë e tyre për të pyetur për fatin e burrit të saj.
Dëshmitari Rober Dan, polic i njësisë, tha se nuk ka marrë asnjëherë ndonjë urdhër nga Mercepi.
Gjyqi do të vazhdojë të mërkurën.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us