Lajm 15 Aug 12

Dëshmitarët e Parë në Gjyqin e Bosanski Brodit

Gjyqi i Zemir Kovacevicit për krime lufte në Bosanski Brod filloi me dëshmitë nga dy dëshmitarët e parë, të cilët thanë se shumë persona u vranë në fshatin Sijekovac në mars të vitit 1992, por ata nuk e dinin se kush është përgjegjës.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Ivan Brizic tha se grupet paramilitare u shfaqën në Bosanski Brod në veri të Bosnjës më 1992 dhe se situata ishte e tensionuar.

“Ushtarët ecnin vërdallë të dehur, me flokë të palarë. Uniformat e tyre ishin të leckosura dhe bërtisnin”, tha Brizic.

Konflikti midis serbëve në një anë dhe myslimanëve dhe kroatëve në anën tjetër filloi më 3 mars 1992.

Siç tha dëshmitari i njëjtë: “Forcat serbe u zmbrapsën 500 metra nga ura në rrugën Derventa-Bosanski Brod”, që ma pas u bë kufiri mes dy fronteve.

Në atë kohë, sipas të njëjtit dëshmitar, u formua Shtabi i Krizës, ashtu sikurse dhe Brigada e Bosanski Brodit, që kishte Skuadrën e saj të Ndërhyrjeve.

Brizic, i cili u zgjodh kryetar i Shtabit të Krizës, tha se e dinte se kush ishin anëtarët e Skuadrës së Ndërhyrjeve.

I pyetur nga prokurori Dika Omerovic nëse e dinte se çfarë ndodhi në Sijekovac më 26 mars 1992, dëshmitari u përgjigj se dëgjoi nga mediat se “kishte shumë njerëz të vdekur”.
 
“Një version ishte se disa persona erdhën nga ana tjetër e lumit dhe vranë, ndërsa tjetri ishte se vrasjet ishin kryer nga grupet nga Sijekovaci”, tha Brizic.

Sipas Prokurorisë së Shtetit të Bosnjës, Kovacevici ishte anëtar i Skuadrës së Ndërhyrjeve me Brigadën e Parë të Bosanski Brodit dhe kreu krime në bashkëpunim me anëtarë të paidentifikuar të Forcave të Mbrojtjes Kroate, HOS, dhe të Ushtrisë Kroate, HV, në fshatin Sijekovac.

Aktpadia thotë se Kovacevic mori pjesë në një sulm të armatosur në fshatin Sijekovac, ku, bashkë me të tjerët, mori 15 persona dhe katër fëmijë nga shtëpitë dhe i nxori në oborr. Shumica e këtyre personave u vranë.

Një dëshmitar i dytë i prokurorisë, Senad Masic, që në vitin 1992 ishte shef i Policisë kundër krimit në Bosanski Brod, tha se dëgjoi se ngjarjet në Sijekovac nga kolegët e tij, por askush nuk bëri asgjë për të hetuar se çfarë ndodhi me të vërtetë.

“Dëgjova disa persona duhej të çarmatoseshin dhe se kishte përplasje dhe të shtëna. Dëgjova se njerëz u vranë”, tha Masic.

Dëshmitari i njëjtë tha se pa të akuzuarin Kovacevic pas ngjarjeve në Sijekovac, në mes të prillit 1992, gjatë një sulmi tanku në fshatin Gornje Kolibe.

Gjyqi është caktuar të vazhdojë më 22 gusht.

blog comments powered by Disqus