Prokurori për krime lufte në Serbi tha se ka zbulime të reja në hetimin për dyshimin për trafikim organesh nga luftëtarët kosovarë, gjatë konfliktit të fundit të viteve 1990-të
Prokurori për krime lufte, Vladimir Vukcevic, tha për të përjavshmen “Novi Magazin” se prokurorët serbë kanë informuar Misionin e BE-së për Rendin e Ligjit në Kosovë se një dëshmitar i ri i gjetur mund të hedhë drite të re mbi rastin kontrovers.
“Një dëshmitar për procedurat mjekësore, i njohur si ‘Darko’ dhe që është nën mbrojtje [të policisë], është burim i vlefshëm për të dhëna relevante”, tha Vukcevic.
Ai shtoi se ka marrë “lajme të mira” nga BE-ja se çdo asnjë rast gjyqësor nuk do të mbahet në Kosovë.
Një raport i vitit 2010 nga raportuesi i asaj kohe për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Dick Marty, hodhi dyshime se disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë kryeministrin e tanishëm, Hashim Thaçi, kanë marrë dhe shitur organet e të burgosurve gjatë konfliktit të vitit 1999 me forcat serbe.
Hetimi për trafikim të organeve shkaktoi edhe më shumë kundërshti, vitin e shkuar, kur një stacion televiziv serb transmetoi një intervistë me një anëtar të dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tha se ka marrë organet e të burgosurve serbë në qytetin shqiptar të Kukësit, në vitin 1999.
Intervista televizive u kritikua nga ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas, duke thënë se mund të dëmtojë hetimet në akuzat për trafikim organesh.
Kosova dhe Shqipëria kanë mohuar akuzat.