Lajm 27 Jun 12

Cregullim i Hidhërimit Ndjek Viktimat e Luftës në Kroaci

“Cregullimi i Hidhërimit” kërcënon një numër në rritje të viktimave të torturave gjatë luftës në Kroaci, paralajmëroi Mladen Loncar, një psikiatrist nga Ministria e Veteranëve të Luftës në Kroaci, në Zagreb, të martën.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Duke folur në një tryezë të rrumbullatëk të organizuar nga OJQ-ja për të drejtat e njeriut, “Dokumenta” për të shënuar 26 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të OKB-së në Mbështetje të Viktimave të Torturave, Loncar tha se terapistë të Ministrisë së Veteranëve të Luftës kanë vëzhguar gjithnjë e më shumë raste të “Cregullimit të hidhërimit post-traumatik”, PTED, në persona që kanë qenë viktima të torturave gjatë luftës në Kroaci.

Cregullimi është modeluar pas cregullimit të stresit post-traumatik, PTSD, sepse është gjithashtu reagim traumave që mbesin. Personat me PTSD mbesin të frikësuar dhe me ankth. Personat e hidhëruar kanë dëshirën për hakmarrje.

“Ndjejnë se bota i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë. Është një shkallë më kompleks e se inati. Janë të inatosur plus të pashpresë,” tha doktroi Michael Linden, një psikiatrist gjerman që i ka vënë emrin sëmundes.

Loncar nuk tha se sa raste të PTED janë regjistruar në Kroaci.

Sipas kryetares së Documenta, Vesna Terselic, numri i saktë i viktimave të torturës gjatë luftës në Kroaci nuk mund të caktohet me saktësi.

Terselic tha se “disa dhjetra vende burgimi” ekzistonin në Kroaci gjatë luftës. Ajo e kujtoi tryezën e rrumbullakët se shumë qytetarë kroatë gjithashtu vuajtën tortura në burgjet në Serbi në fund të vitit 1991 dhe gjatë 1992, duke përmendur qytetet Sremska Mitrovica, Nis, dhe Stajicevo, afër Zrenjaninit.

Zdrenka Pantic nga Qendra e Rehabilitimit për Stres dhe Traumë, në Zagreb, tha se partnerët ndërkombëtarë e shohin Kroacinë si një “vend që ka mjetet për t’u marrë me viktimat e torturës”.

Por aktivistët e Documenta paralajmëruan se viktimat e torturave po bëhen gjithmonë e më shumë “të padukshëm publikisht”, gjë që e dëmton mundësinë për rehabilitimin e tyre më të shpejtë.

Aktivistët përmendën se kërkuesit e azilit, që janë rreth 60 në Kroaci, shpesh kanë qenë viktima të torturave në vendet e tyre të origjinës, që do të thotë se edhe ata kanë nevojë për ndihmë dhe rehabilitim.

Aktivistët paralajmëruan se në dhjetë vitë mund të ketë disa mijëra azilkërkues në vend, dhe nëse Kroacia nuk vendos një sistem për rehabilitimin e tyre, “sindroma e lagjeve të Parisit”, mund të godasë vendin”.

Terselic tha se ushtarët kroatë që po marrin pjesë në misione paqeruajtëse në botë, gjithashtu mund të kenë nevojë për ndihme me stresin post-traumatik. Ajo shtoi se qeveria duhet të planifikojë në kohë si ta japë këtë ndihmë, para se t’i dërgojë ushtarët në misione.

blog comments powered by Disqus