Gjykata në Bosnjë dënoi Bozidar Kuveljan me 20 vjet burgim për krime ndaj njerëzimit të kryera në masakrat e vitit 1995.
Kuvelja u shpall fajtor për dëbim të popullatës boshnjake dhe pjesëmarrje në vrasjen e burrave që u mbajtën në depon bujqësore në Kravicë, pasi u sollën aty nga Srebrenica.
Pas ekzekutimeve masive në Kravicë më 13 korrik 1995, mëngjesin e ditës së nesërme, Kuvelja hapi zjarr mbi të mbijetuarve me automatik.
“Ai tha se gjuajti nën dhe mbi të burgosurit dhe se nuk pa nëse plumbat kapën ndonjë. Trupi gjykues nuk kishte dyshime se ai gjuajti në atë kohë”, tha gjyqtarja kryesuese Jasmina Kosovic.
Por Kuvelja, i cili ka punuar në qendrën e trajnimit për Brigadën e Policisë Speciale të Republikës Srpska, nuk u dënua për gjenocid.
Sidoqoftë, gjyqi “nuk gjeti nëse ishte në dijeni për qëllimin për të asgjësuar”, tha Kosovic.
Gjykata pranoi gjithashtu se i pandehuri ishte përfshirë në luftë kundër vullnetit të tij dhe se po iu bindej urdhrave të eprorëve të tij.
Kuvelja ka mundësinë të apelojë vendimin.
Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.