Më shumë se 100 familje të viktimave civile të luftës në Prijedor, pas vite përpjekjesh, mund të kenë prapë të drejtën për të pasur përfitime nga qeveria e Federatës.
Edin Ramulic, nënkryetari i shoqatës së viktimave të luftës, Izvor, nga qyteti verior i Bosnjës, Prijedor, ka thënë se OJQ-ja e tij ka luftuar me vite për të drejtat e 195 familjeve boshnjake dhe kroate, të cilët janë kthyer në Republika Srpska.
Ai shpjegon se pas fundit të luftës në Bosnjë, kur një numë ri madh familjesh joserbe u vendosen në Bihac pasi u dëbuan nga Prijedori, kanë marrë përfitime nga qeveria e Kantonit në Bihac, ku ishin regjistruar si refugjatë.
Sidoqoftë, pasi u kthyen në Republika Srpska në fillim të viteve 2000, nuk iu lejua të merrnin ndihmë financiare nga autoritetet e Bihacit, sepse nuk kishin më rezidencë në ato kanton, dhe Republika Srpska refuzoi t’u jepte përfitime, sepse fillimisht kishin aplikuar në Bihac.
Pas vite përpjekjesh, Ramulic shpjegon se autoritetet në Bihac, në koordinim me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ka rënë dakord t’i lejojnë këta persona të riaplikojnë për përfitime, pavarësisht se ku banojnë, sepse nuk kanë gjasa të marrin mbështetje financiare nga qeveria e Republikës Srpska.
“Por gjithmonë ka një ngërç. Këta persona nuk do të marrin asnjë kompensim për vitet që kanë jetuar pa këta pagesa. Sikur ato vite të mos kenë ekzistuar”, thotë Ramulic.
Sipas informative nga shoqata Izvor, rreth 100 familje do të përfitojnë nga e drejta për të riaplikuar.
“Kemi mbajtur një takim publik muajin e kaluar në Prijedor për t’i edukuar familjet për të drejtat e tyre”, tha Ramulic. “Dhe javën tjetër do të shkojmë në komunën fqinje, Sanski Most, për të vazhduar të shpjegojmë se çfarë kemi bërë, se çfarë mund të presin ata dhe si mund të aplikojnë”, shtoi ai.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us