Lajm 02 Apr 12

Bosnja Zotohet të Gjejë Paratë për Pensionet e ish-Ushtarëve

Pas ditësh proteste përballë ndërtesës së qeverisë, kryeministri i Bosnjës premton të gjejë paratë në buxhetin e 2012-ës për të paguar pensionet e vonuara të ish-ushtarëve.

Elvira Jukic
BIRN
Sarajevë

Këshilli i Ministrave në Bosnje vendosi njëzëri të garantojë paratë në buxhetin e vitit 2012 për të paguar pensionet e vonuara të ish-ushtarëve që kanë bërë një protestë gjumi, përballë ndërtesës së qeverisë në Sarajevë, për 12 ditë.

Kryeministri Vjekoslav Bevanda tha pas seancës parlamentare më 30 mars se ministrat ishin të detyruar të përfshinin pensionet e ish-ushtarëve në buxhetin e ri për vitin 2012, i cili ende po finalizohet.

Ai tha gjithashtu se do t’i kërkojnë parlamentit të ndryshojë ligjin për daljen në pension të ish-ushtarakëve.

Dy vjet më parë, parlamenti i Bosnjës ndryshoi ligjin për forcat e armatosura, duke i detyruar burrat mbi 35 vjeç të largohen, në shkëmbim të pensioneve. Qëllimi ishte rinimi i ushtrisë me mosha të reja.

Por parlamenti dështoi të gjejë paratë për pensionet për pensionistët e rinj. Për të paguar pensionet për vitin 2010, 2011 dhe këtë vit, qeveria do të duhet të gjejë 15 milionë euro.

“Pensionet do të paguhen sipas ligjit që prej kohës kur u bë i aplikueshëm [në vitin 2010], deri më 31 mars 2012”, konfirmoi Bevanda.

Bevanda tha se që prej prillit, të drejtat e ushtarëve në pension do të rregullohen nga një ndryshim në ligj. Kjo do të thotë se ushtarët boshnjakë nuk do të dalin më në pension në moshën 35-vjeçare.

Ministria e Mbrojtjes do të konsultohet me qeveritë e dy entiteteve në Bosnjë, Federatën Kroate-Boshnjake, dhe entitetin serb, Republika Srpska, për mënyrat e ndryshimit të ligjit.

Bevanda tha se do të duhen të bëhen shkurtime në disa fusha, për të gjetur paratë për pensionet e ish-ushtarëve, dhe kjo mund të bëhet duke ulur rrogat e shërbyesve civilë.

Në lidhje me mundësinë për një grevë të shërbimit publik, nëse iu ulen rrogat, Bevanda tha se kërcënime të tilla po vijnë nga të gjitha anët.

“Gjërat që nuk u bënë në 3 vitet e fundit nuk mund të zgjidhen për një muaj nga qeveria e re”, tha Bevanda.

Ndërkohë, përballë ndërtesës së qeverisë, rreth një mijë ushtarë boshnjakë ende po protestojnë, duke u bërë thirrje ministrave të dilnin për të folur me ta. Tre prej tyre u takuan më vonë me Bevandën, dhe u informuan për planet e qeverisë.

Pavarësisht kësaj, shumë ish-ushtarë vendosën të qëndrojnë përballë ndërtesës dhe të vazhdojnë me protestën e gjumit, ndërsa të tjerë thanë se do të shkojnë në shtëpi.

Ish-ushtarët, nga të tri entitetet që luftuan në luftën e viteve 1992-1995, dhe të cilët më pas iu bashkuan forcave të bashkuara të armatosura, filluan protestën e përbashkët më 20 mars.

Ndërkohë që buxheti për vitin 2012 ende nuk është gati, qeveria ka miratuar një vendim tjetër për të vazhduar menaxhimin e institucioneve shtetërore me të ashtuquajturin “financim të përkohshëm”, sistemi me të cilin institucionet shtetërore janë menaxhuar për më shumë se një vit.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus