Lajm 08 Jan 13

Bosnja Ngre Aktpadi të Reja për Krime Lufte

Prokurorët rajonalë të Bosnjës kanë bërë një fillim të shpejtë të vitit, duke nisur me tre raste të reja për krime lufte.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Pas një rishqyrtimi të rasteve të mbetura të krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë që u bë vitin e shkuar, të gjitha rastet më pak komplekse - 600 gjithsej - u dërguan për gjykim në gjykatat të nivelit më të ulët në vend - kantonale dhe të qarkut.

Prokurorët kanë filluar të veprojnë mbi to dhe në ditët në vijim kanë ngritur disa aktpadi për krimet e dyshuara të luftës të kryera në rajonet Kakanj, Visoko dhe Cazin.

Prokurori i kantonit në Zenicë ka ngritur aktpadi për krimet në Kakanj dhe Visoko, afër kryeqytetit të Sarajevës.

Jasmin Sehagic, ish-menaxheri i qendrës së burgimit në zyrën kryesore të minierës së qymyrit në Kakanj, akuzohet se ka marrë pjesë në rrahjen e të burgosurve kroatë të Bosnjës dhe se ka dështuar të parandalojë persona të tjerë së bëri kështu dhe nuk i ka raportuar tek eprorët e tij.

Sipas akuzave, Segahic, i shoqëruar nga oficerë policore ushtarakë të ushtrisë boshnjake, mori pjesë në abuzimin e të burgosurve, duke i gjuajtur, shkelmuar dhe rrahur me shkopinj dhe kabllo, nga qershori i vitit 1992 deri në shtator të vitit 1993.

Aktpadia hedh dyshime se ai ka lejuar gjithashtu ushtarë të panjohur të bëjnë synet një nga të burgosurit kundër vullnetit të tij.

Aktpadia e dytë e ngritur nga prokurori në Zenicë, akuzon një person të identifikuar vetëm me inicialet A. K. për përdhunimin e një gruaje serbe të Bosnjës në zonën e Visokos.

Prokurori ka hedhur dyshime se në qershor të vitit 1992, A. K., ish-oficer në ushtrinë boshnjake, mori një grua nga një shtëpi në kodër aty afër dhe e përdhunoi.

Ndërkohë, prokurori i kantonit në Bihac, në Bosnjën veriore ka ngritur aktpadi kundër ish ushtarit Redzep Beganovic për krime lufte ndaj civilëve në zonën e Cazinit.

Beganovic, ish-anëtar i forcave të armatosura lokale në Rajonin Autonom të Bosnjës Perëndimore - një entitet i vetëshpallur që ekzistoi mes viteve 1993 dhe 1995 - akuzohet se ka abuzuar civilët dhe është përpjekur të përdhunojë një të mitur.

Sipas akuzave, Beganovic mori me forcë dy të mitura nga shtëpitë e tyre dhe i dërgoi me makinë në fshatin Trzac, ku u përpoq ta përdhunonte njërën prej tyre, para se të ndalohej nga ushtarët e tjerë.

Beganovic do të bëjë deklaratën e fajësisë më vonë gjatë gjyqit.

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor