Ndërsa stafi i fundit i huaj gjyqësor bëhet gati për t’u larguar nga Bosnja, avokatët vendas kanë opinione të ndara nëse kanë bërë punë të mirë, apo jo.
Avokatët në Bosnjë kanë opinione të ndara mbi vlerën e kontributit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë në Bosnjë, pjesëmarrja e të cilëve në vend, përfundon këtë vit.
Kryetari i Gjykatës së Shtetit në Bosnjë, Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, thotë se gjyqtarët e huaj me përvojë e ndihmuan gjyqësorin vendas të arrijë standarde më të mira dhe rritën njohurinë e tyre në ligjin ndërkombëtar.
Por jo të gjithë janë dakord, dhe disa avokatë thonë se prisnin më shumë nga pjesëmarrja e kolegëve ndërkombëtarë.
Ndërsa opinionet ndryshojnë, është e padiskutueshme se disa prokurorë ndërkombëtare nuk kanë ngritur asnjë padi të vetme.
Që nga viti 2003, më shumë se 70 gjyqtarë dhe prokurorë, shumica nga Europa Perëndimore dhe Amerika, janë emëruar në Gjykatën e Shtetit dhe në Zyrën e Prokurorit.
Mandatet e tre gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë të fundit në këto institucione përfundojnë në fund të këtij viti.
“Kjo gjykatë [e shtetit], dhe gjyqtarët tanë vendas janë të privilegjuar të kenë pasur në radhët e tyre gjyqtarët ndërkombëtarë”, thotë Meddzida Kreso, presidente e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Ky privilegj është në lidhje me kontributin e tyre në forcimin e rendit të ligjit dhe prezantimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare në gjyqet e krimeve të luftës, ku kanë sjellë standarde të larta”, shton ajo.
Ajo beson se prania e kolegëve ndërkombëtarë në gjyqësor ka ndihmuar gjithashtu në shmangien e rrezikut të anshmërisë kombëtare/etnike në punën e gjykatave.
Hilmo Vucinic, një gjyqtar në Gjykatën e Shteti, i cili ka punuar me dhjetëra gjyqtarë të huaj, është dakord.
Kanë bërë një kontribut të madh në ndihmesën që u kanë dhënë vendorëve të fitojnë dijë në ligjin Anglo-Sakson, dhe të bëhen më sistematikë në shkrimin e aktgjykimeve dhe çështje të tjera, thotë ai.
“Shumë nga këta gjyqtarë kanë qenë nga vendet e Bashkimit Europian, të cilat kanë pasur praktikën më të mirë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, thotë ai.
“Disa kanë qenë gjyqtarë të Tribunalit të Hagës me një përvojë të pasur në gjykimin e krimeve të luftës, përvojë e cila u mirëprit nga ne, ndërkohë që filluam të merreshim me koncepte të tilla të reja si ‘përgjegjësi komanduese’, dhe ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, vazhdon Vucinic.
Jo të gjithë kanë qenë të shkëlqyer
Kreso dhe Vucinic pranojnë se jo të gjithë gjyqtarët e emëruar kanë arritur rezultate të mëdha.
“Nuk mund të them se të gjithë kanë qenë të mirë, ose se kanë dhënë një kontribut të barabartë; ashtu si edhe me gjyqtarët vendas, jo të gjithë kanë kapacitet të barabartë”, thotë Kreso.
“Është e njëjta gjë me gjyqtarët ndërkombëtarë. Kishte nga ata që nuk kanë lënë asnjë gjurmë kuptimplotë”, shton ajo.
Nga viti 2003 deri më 2006, ishte detyrë e Përfaqësuesit të Lartë për të emëruar gjyqtarët ndërkombëtarë dhe prokurorët. Në vitin 2007, sistemi i emërimit i kaloi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, VSTV, të Bosnjës, ku një nga kushtet për emërim ishin tetë vite përvojë në rastet komplekse.
“Nëse e shikoni punën e tyre në mënyrë kritike, dy fazat mund të krahasohen”, thotë Vucinic.
“Në fazën e parë nga viti 2003 deri më 2006, çështja ishte që gjyqtarët emëroheshin nga qeveritë e tyre përkatëse dhe mandatet e tyre ishte shumë më të shkurtra.
Kjo u vërtetua se ishte praktikë e gabuar, meqë një periudhe e shkurtër kohore nuk ishte e mjaftueshme që ata të merreshin siç duhej me të gjitha sfidat”.
Ndërkohë avokatja në Sarajevë, Senka Nozica, është shumë më pak pozitive në gjykimin e saj.
Ajo thotë se nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë pritej më shumë, dhe se në përgjithësi performanca e tyre ishte e ulët.
“Në lidhje me prokurorinë, pritej se do të ndihmonin në edukimin e prokurorëve vendas. Por kanë qenë tërësisht të veçuar nga prokurorët ndërkombëtarë, kështu që patën pak mundësi për t’i edukuar kolegët e tyre”, thotë ajo.
“Kam dëgjuar gjithashtu se para se të vinin, disa prej tyre nuk kanë qenë prokurorë, kështu që nuk kishin baza të edukonin askënd, por po mësonin vetë duke punuar”, shtoi ajo. “Ishte e njëjtë me gjyqtarët ndërkombëtarë”.
Ndërsa shumica e padive të ngritura nga prokurorët e huaj që punojnë në Departamentin e Prokurorit të Shtetit për Krim të Organizuar kundër zyrtarëve të lartë zakonisht përfunduan në lirim, prokurorët ndërkombëtarë të krimeve të luftës kanë pasur një numër shumë herë më të lartë dënimesh.
Prokurori Filipinas, Jude Romano, ishte njëri nga ata të përfshirë në raste komplekse, duke ngritur padi për krime të kryera në kampe burgimi në Mostar dhe Dretelj dhe i ka prezantuar para Gjykatës së Shtetit.
Erik Larson dhe Kwai Hong Ip, nga SHBA-ja, kanë punuar në raste të mëdha gjenocidi dhe krime të tjera të lidhura me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.
Por sipas të dhënave të marra nga paditë dhe gjykimet, prokurorë të shumtë nuk kanë hedhur asnjë padi të vetme për krime lufte dhe as kanë përfaqësuar një rast të vetëm para gjykatës.
Zyra e Prokurorit të Shtetit refuzon të komentojë për punën e atyre prokurorëve dhe thotë se Zyra e Regjistrit të Gjykatës së Shtetit është përgjegjëse për to.
Por Senka Nozica thotë se disa prokurorë ndërkombëtarë - si Romano - kanë qenë më shumë se thjesht neglizhentë.
Ajo thotë se disa prej tyre kanë shkaktuar dëm pozitiv në gjykatat në Bosnje, si në rastin e sulmit në kolonën e Ushtrisë Popullore Jugosllave, JNA, në rrugën Dobrovoljacka, në Sarajevë më 1992.
“Pa thënë nëse ka pasur ose jo krim, ose se kush është përfshirë në të, lëvizja e prokurorit ishte një humbje e madhe për Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha jo, duke iu referuar vendimit të Jude Romanos për të hequr dorë nga hetimet për 14 burrat e dyshuar për pjesëmarrje në sulmin mbi ushtarët e JNA-së, në maj të vitit 1992.
“Në fillim tha se kishte pezulluar hetimet, pastaj dy ditë më vonë tha se disa krime kishin ndodhur, porse janë kryer nga persona të tjerë”.
“Ishte e papërgjegjshme, joprofesionale dhe inkompetente… Dhe ka shkaktuar një shqetësim publik”, tha Nozica.
Prokurori Romano pezulloi hetimin e 14 të dyshuarve në rastin e Rrugës Dobrovoljacka, menjëherë pasi i mbaroi mandati.
Lëvizja zemëroi opinionin publik midis serbëve të Bosnjës, ashtu si kur ish-kolegu i tij, David Schëendiman, mbrëmjen para se të nisej nga Bosnja, mbylli hetimin për dyshimet në sulmin mbi automjetin e JNA-së në Tuzla dhe krimet kundër serbëve në Konjic.
Edhe pse e konsideron punën e prokurorëve të huaj në përgjithësi si dështim, Nozica pranon se disa prej tyre ishin të shkëlqyer.
“Jonathan Schmidt e udhëhoqi një hetim në mënyrë të shkëlqyer, tregoi se si një procedurë duhet të udhëhiqet, në rastin e të cilit, fatkeqësisht për të dhe për mua, përfundoi me lirim të të dyshuarve”, kujtoi ajo, duke iu referuar ish-prokurorit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka punuar në rastet e krimit të organizuar.
Gjyqtarët dhe avokatët me të cilët folëm kanë rënë dakord se gjyqësori i Bosnjës është tani vetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Avokati nga Banjalluka, Krstan Smic, beson gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë nuk duhet të luajnë asnjë rol të mëtutjeshëm në gjyqësorin e Bosnjës, duke thënë se besueshmëria e tyre është e dyshimtë kur u shikon rezymetë.
“Përshtypja mbetet të jetë se kanë qenë figura të padobishme, të cilët ndoshta vijnë këtu për të realizuar qëllimet politike të dikujt”, tha ai.
“Vetëm ata që kanë punuar me krimet e luftës qëndruan, por nuk besoj se edhe ata kanë dhënë shumë kontribut. Është mirë për Bosnjën që të largohen”.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us