Intervistë 06 Apr 12

Bosnja Ende Jeton me Pasojat e Luftës

Njëzet vjet pas fillimit të luftës në Bosnjë, civilët dhe ish-ushtarët ende vuajnë nga traumat e shkaktuara nga traumat që përjetuan, thotë profesori Ismet Dizdarevic, psikolog social i njohur. 

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Lufta në Bosnjë, që dëshmoi mizoritë më të rënda që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore, filloi 20 vjet më parë në një të premte.

Konflikti shkatërrimtar midis komuniteteve serbe, kroate dhe myslimane, kujtohet në mbarë botën për skenat e tmerrshme të spastrimit etnik, kampeve të përqendrimit dhe varreve masive.

Në fund të luftës në 1995, më shumë se 100,000 persona ishin vrarë dhe pothuajse një milion ishin të plagosur ose të zhvendosur. Bosnja dhe Hercegovina u nda në etni të ndara - Republika Srpska e Serbisë, dhe Federata Kroate dhe Myslimane.

Lufta mbaroi më shumë se 16 vjet më parë, vite gjatë të cilave vendi ka qenë më paqësor se edhe optimistët mund të guxonin të shpresonin. Sidoqoftë, pasojat e luftës vazhdojnë ta ndjekin vendin si fantazma.

Për profesorin Ismet Dizdarevicin, një nga aspektet më të këqija të luftës është trauma psikologjie që shumë boshnjakë vazhdojnë të vuajnë.

Sipas tij, ndikimi i Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik, CSPT, shihet më qartë në mes të ish-ushtarëve.

“Po kalojnë sindromën e Vietnamit. Kur veteranët kthehen dhe mediat nuk janë në anën e tyre thyerjet psikologjike ndodhin. Këta njerëz ndihen të humbur, që është arsyeja pse kemi një numër të lartë vetëvrasjesh”, thotë Dizdarevic.

Ish-ushtarët kanë vështirësi të përshtaten me kohën e paqes, shpjegon psikologu social, sepse ndërsa gëzuan mbështetjen e komuniteteve të tyre gjatë luftës, tani janë harruar në mesin e një “numri të madh problemesh ditore”.

Që nga 20 marsi, ish-ushtarët që morën armët për të luftuar njëri tjetrin në 1992, dhe iu bashkuan forcave të bashkuara të ushtrisë pas lufte, kanë protestuar. Po kërkojnë që qeveria të sigurojë që pensionet që duhet t’ju jepen të përfshihen në buxhetin e shtetit për vitin 2012.


“Është e qartë se kjo nuk do të kishte ndodhur nëse qeveria do të qëndronte prapa këtyre personave. Të gjithë i mbështetën ushtarët gjatë luftës. Njerëzit kursenin nga goja e tyre për t’i ushqyer, por tani shohin se nuk kanë sistem mbështetjeje. Nuk mund ta besojnë se pasi dhanë çdo gjë gjatë luftës, tani po përballem me urinë”, tha Dizdarevic.

Sipas tij, CSPT shpjegon dhunën e demonstratave si ajo e prillit të 2010, kur mijëra ish-ushtarë dhe persona të plagosur gjatë luftës hynë në ndërtesën e qeverisë në Sarajevë.

Veteranët e luftës në Bosnjë po vuajnë nga depresioni, shton ai, duke thënë se një numër i madh prej tyre kanë bërë vetëvrasje.

“Çfarë po shohim tani, vetëvrasje, të frikshme, ku njerëzit po i vënë flakë vetes, është e gjitha reagim ndaj shoqërisë së sotme”, thotë Dizdarevic.

Sipas informative nga shoqatat e veteranëve të luftës në Republika Srpska dhe Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, rreth katër mijë ushtarë janë vetëvrarë 16 vitet e fundit, që nga fundi i luftës në 1995.

Sidoqoftë, nuk janë vetëm ish-luftëtarët që jetojnë me pasojat psikologjike të luftës, por një pjesë e madhe e popullatës civile gjithashtu, në mes të cilëve janë personat e zhvendosur, burra dhe gra të abuzuar seksualisht, dhe ish të burgosur në kampe përqendrimi.

“Kur flasim për presionet psikologjike të të kthyerve, duhet të dimë se në disa qytete, viktimat duhet të përballen çdo ditë me ata që i abuzuan ose vranë anëtarë të familjes. Imagjinoni traumën ditore. Është një shkak konstant frike, stresi, poshtërimi”, shpjegon psikologu social.

Fëmijët që u rritën gjatë luftës humbën fëmijërinë.

“U detyruan të rriten para kohe, sepse duhet të mendonin për mbijetesë”, thotë Dizdarevic.

“Nga ana tjetër mund të shohim se disa prej tyre janë bërë shumë më serioze dhe të përgjegjshëm për shkak të kësaj, por në anën tjetër, disa gjithmonë ndiejnë se diçka po mungon, sepse nuk u rritën në një vend normal”.

Bosnja po has në një problem serioz me kriminalitetin nën-moshë. Kur në vitin 2008, tre të rinj boshnjakë qëlluan për vdekje një 17-vjeçar kroat të Bosnjës në një tramvaj në Sarajevë, shumë fajësuan traumën e luftës për tragjedinë.

Huliganizmi në futboll ka arritur nivele të tilla në Bosnjë, sa që pas protestave që ndodhën në 2009 në Siroki Brijeg ku u vra një fans futbolli, tani është ndaluar pjesëmarrja e fansave.

Dizdarevic tha se kjo është e pritshme pas një lufte të tillë të përgjakshme.

Qeveria ende duhet të bëjë një bazë qendrore të të dhënave të të gjitha viktimave të luftës ose ata që vuajnë nga CSPT. Sidoqoftë, sipas një studimi nga Ministria e Shëndetit, i publikuar në mars të këtij viti, më shumë se 60 për qind e popullsisë në Sarajevë vuan nga simptoma të CSPT-së, ndërsa 73 për qind kanë problem të lidhura me stresin.


Dizdarevic shpjegon se banorët e Sarajevës të cilët u rrethuan nga forcat e Republika Srpska dhe Armata Popullore Jugosllave nga 5 prilli 1992, deri në shkurt të 1996, një periudhë 1,425 ditore, u vunë kolektivisht nën “stresorë të traumave ekstreme”.

“Stresorët traumatikë janë të lidhur me mbijetesë dhe siguri. Njerëzit po jetonin nga dita në ditë. Nuk u ndjenë kurrë të sigurt. Nuk kishin qasje në nevoja biologjike si ushqim ose ujë, dhe u detyruan të jetonin pa informacion, kështu që humbën kontakt me botën,” shton ai.

Dizdarevic thotë se ata që vuajnë sot nga trauma kanë vuajtur një humbje identiteti, e cila mund të manifestohet në ndjenjë të pashpresë, depresion dhe ngrirje emocionale, edhe sjellje robotike, depresion i stërzgjatur dhe mungesë iniciative.

Sipas vlerësimeve të ICTY-s, më shumë se 10,000 njerëz u vranë ose u zhdukën në qytet, duke përfshirë më shumë se 1,500 fëmijë.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus