Lajm 30 Oct 17

Bosnja dënon luftëtarin e Mostarit për krime kundër njerëzimit

Ish-luftëtari i Këshillit Kroat të Mbrojtjes Sasa Savinoviç u dënua për përfshirje në vrasjet dhe dëbimin e detyrueshëm në Mostar në vitin 1993 dhe e dënoi atë me tetë vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Dzana Brkanic
BIRN
Sarajevë
Sasa Savinoviç (djathtas) jashtë gjykatës. Foto: BIRN.

Gjykata shtetërore në Sarajevë të hënën dënoi Savinoviçin, një ish-anëtar i Batalionit të të Dënuarve të Benko Penavic të Grupit Anti-Terrorist të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, për pjesëmarrje në persekutim duke kryer vrasje dhe duke u përfshirë në zhvendosjen rivendosjen me forcë të civilëve boshnjakë në Mostar nga maji 1993 deri në fund të atij viti.

Vendimi tha se Savinoviç, i cili u shoqërua nga tre anëtarë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, hyri në një apartament ku ndodheshin tre gra dhe një fëmijë më 15 korrik 1993 dhe i mori ata.

Njëra prej tyre arriti të shpëtonte, ndërsa trupat e të tjerëve, përfshirë foshnjën, u gjetën rreth gjysmë ore më vonë, thuhej në vendim.

"Gjatë prezantimit të provave, mbrojtja u përpoq të provonte se i pandehuri nuk mund të kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në atë kohë, sepse ai ishte në frontin e luftës, por gjykata nuk mund t’i pranonte provat e lidhura me ato rrethana si të vërteta dhe objektive,” tha kryetarja e trupit gjykues Zeljka Mareniç.

Vendimi tha gjithashtu se Savinoviç gjithashtu hyri në një apartament tjetër ku jetonin dy gra dhe nëna e tyre.

Ai i detyroi ato të dilnin nga apartamenti dhe i shoqëroi në vijën ndarëse midis Këshillit Kroat të Mbrojtjes dhe forcave të Ushtrisë Boshnjake në Mostar.

Ndërkohë që qëllonte përreth dhe mbi to, bashkë me ushtarë të tjerë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, ai i detyroi ato të arratiseshin në pjesën lindore të qytetit, e cila ishte nën kontrollin e Ushtrisë Boshnjake, thuhej në vendim.

“Vetë i pandehuri konfirmoi të ketë qenë i pranishëm në apartamentin e familjes,” tha gjyqtarja Mareniç.

Mareniç tha se për ta klasifikuar krimin si një krim kundër njerëzimit, ishte e nevojshme të përcaktohej ekzistenca e një sulmi të gjerë dhe sistematik nga Këshilli Kroat i Mbrojtjes kundër civilëve boshnjakë në zonën e Mostarit në vitin 1993 dhe të vërtetohej se veprimet e të pandehurit ishin pjesë e atij sulmi.

“Gjykata i ka marrë në konsideratë me kujdes dhe si duhet të gjitha provat dhe ka zbuluar se i pandehuri kreu veprimet e përshkruara në vendim,” tha ajo.

Ajo shpjegoi se dënimi me tetë vjet burg që iu dha Savinoviçit ishte më i vogël se dënimi minimal i detyrueshëm, sepse i pandehuri ishte shumë i ri në kohën që ishin kryer krimet, ndër arsye të tjera.

Vendimi mund të apelohet.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor