Lajm 07 Dec 12

Boshnjaku Dënohet për Përdhunime Gjatë Luftës në Velika Kladusa

Gjykata e Kantonit në Bihac ka dënuar Safet Delicin me tre vjet e gjysmë burgim për përdhunim të një gruaje në Velika Kladusa, në vitin 1995.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Bihac

Delic u dënua pasi gjykata ka pranuar marrëveshjen e fajit mes të pandehurit dhe prokurorisë së kantonit në Bihac.

Ish-anëtari i brigadës së 506-të ushtrisë boshnjake u shpall fajtor se ka abuzuar fizikisht dhe ka përdhunuar një grua me inicialet K. F. nga Velika Kladusa.

“Pasi njësitë e ushtrisë boshnjake morën kontroll të komunës Velika Kladusa, Delic i cili ishte pa uniformë dhe i armatosur, hyri në shtëpinë e K. F. më 7 gusht të vitit 1995, duke e ditur se kushëriri i saj ishte anëtar i Mbrojtjes Kombëtare në Rajonin Autonom të Bosnjës Perëndimore”.

“Ai e abuzoi fizikisht duke e rrahur me pushkë, grushte dhe shkelma. Më pas e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në marrëveshjen e fajit.

Provinca Autonome e Bosnjës Perëndimore u formua në vitin 1993. Provinca, qendra e të cilës ishte qyteti i Velika Kladusës, ekzistoi deri në vitin 1995 dhe u kontrollua nga forcat boshnjake që nuk i ishin besnike qeverisë së Sarajevës.

Rajoni i shkëputur luftë kundër boshnjakëve që i ishin besnike qeverisë në Sarajevë dhe bashkëpunuan me forcat serbe dhe kroate në Bosnjë dhe Kroaci.

Prokurori kantonal, Jasmine Mesic, tha se prokuroria është e kënaqur me aktgjykimin.

“Çfarë konsiderojmë të rëndësishme është fakti se efektshmëria dhe efikasiteti i kostove të procedurave është arritur duke pasur këtë marrëveshje. I pandehuri pranoi krimin momentin e arrestimit dhe gjatë hetimeve. Kjo e bëri hetimin më të lehtë”, tha Mesic.

Mesic lavdëroi gjithashtu faktin se rasti është përfunduar pa pasur nevojë për procedura penale që do të përfshinin sjelljen e viktimës në sallë të gjyqit, duke i shkaktuar kështu stres dhe traumë tjetër.

Kjo është aktpadia e parë e dorëzuar tek autoritetet gjyqësore në Bihac që i referohet ekskluzivisht përdhunimit si krim lufte.


Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor