Lajm 15 Nov 12

Boshnjaku Dënohet me 15 Vjet për Krimet në Konjic

Gjykata e Shtetit në Bosnjë e ka dënuar Eso Macicin, ish-ushtar i ushtrisë boshnjake, me 15 vjet burgim për krime lufte ndaj civilëve serbë në Konjic.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Macic, ish-roje burgu në Celebici, u shpall fajtor për vrasjen e një të burgosuri dhe abuzimin e disa të tjerëve.

Trupi Gjykues e shpalli Macicin fajtor për vrasjen e Milorad Kuljaninit dhe abuzimin e Scepo Gotovacit - që vdiq menjëherë më pas - dhe tri raste të tjera abuzimi fizik të të burgosurve.

“Macic e thirri Kuljaninin, një civil të moshuar, të vinte në hangar në Ramazan në qershor të vitit 1992. E urdhëroi të shtrihej përtokë mbi fekale në një nevojtore dhe pastaj e vrau”, tha gjyqtarja Jasmina Kosovic.

Trupi Gjykues nuk i pranoi deklaratat e mbrojtjes se kjo vrasje ndodhi “nga një shkrepje aksidentale e armës”.

Macic u deklarua gjithashtu fajtor për abuzim të civilëve të moshuar, Scepo Gotovac, me roje të tjera në kamp, në qershor të vitit 1992.

“E rrahën me shkelma, grushte dhe kondakë pushke”, tha gjyqtari, duke shtuar se Gotovaci vdiq menjëherë më pas.

Trupi Gjykues sidoqoftë, nuk mund të vërtetonte nëse Macic ishte ai që dha “goditjen vrasëse”.

Macic u shpall fajtor se ka marrë pjesë në rrahjet e Momirit dhe Velibor Mrkajicit, që u detyruan të hynin në një kanal të ujërave të zeza në kamp, bashkë me disa të burgosur të tjerë serbë.

Trupi Gjykues ishte në gjendje të vërtetonte se Macic, me roje të tjera, rrahën të burgosurit pasi kampi Celebici u vizitua nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në gusht të vitit 1992.

Alibia e Macicit se në atë kohë ishte roje në Sallën e Sporteve Musala në Konjic, dhe jo në kampin Celebici, nuk u pranua.

Macic u lirua nga dy pika në aktpadi që e akuzonin se kishte abuzuar Branko Sinikovicin në vitin 1993, duke e rrahur përballë shtëpisë së tij dhe se ka abuzuar Novo Mojevicin në kampin Musala në Konjic.

Macic u urdhërua të qëndrojë në paraburgim.

Qëndron mundësia që të apelohet aktgjykimi.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor