Lajm 21 Jun 12

Arrestohen Dy të Dyshuar për Gjenocid në Srebrenicë

Policia e Shtetit në Bosnjë ka arrestuar serbët e Bosnjës, Ostoja Stanisic dhe Marko Milosevic, nën dyshimin se morën pjesë në gjenocidin në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Stanisic dhe Milosevic u arrestuan nga Agjencia e Hetimit dhe Mbrojtjes së Shtetit, SIPA, në territorin e Zvornikut.

Zëdhënësi i prokurorisë në Bosnjë  tha për BIRN-in se katër vende u kërkuan në lidhje me arrestimin - dy në qytetin e Zvornikut dhe dy në fshatin e afërt të Petkovcit.

Stanisic, ish-komandanti i Batalionit të 6-të të Brigadës së Zvornikut në Ushtrinë e Republikës Srpska, VRS, dhe Milosevici, zëvendësi i tij, dyshohen për gjenocid të kryer në fshatin Djulici, në komunën e Zvornikut.

Deri më tani, më shumë se dhjetë gjyqe për gjenocid kanë filluar para Gjykatës së Shtetit në Sarajevë.

Sipas prokurorisë, rreth një mijë burra dhe djem të burgosur nga Srebrenica, u ekzekutuan në Petkovci në korrik të 1995.

Personat e arrestuar kanë dëshmuar më parë në Tribunalin e Hagës, ICTY, në gjyqe për krime të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në qershor të vitit 2010, Tribunali i Hagës dënoi Drago Nikolicin, ish-shefin e Sigurimit në Brigadën e Zvornikut të VRS-së dhe Vinko Pandurevicin, ish-komandantin e Brigadës së Zvornikut të VRS-së, me 35 dhe 13 vjet burgim secilin, për rolin e tyre në gjenocidin në Srebrenicë.

Agjencia e Sigurisë së Shtetit në Bosnjë arrestoi gjithashtu një serb të Bosnjës dje, me inicialet P. M. nën dyshimin për krime kundër joserbëve në Visegrad dhe Sokolac, më 1992.

Sipas aktgjykimeve, Tribunali i Hagës, në vitin 1992, sulmet e ushtrisë serbe të Bosnjës kryesisht qëlluan mbi viktimat civile boshnjake në Sokolac.

Forcat serbe shantazhuan gjithashtu dhe burgosën civilë joserbë në kampe në gjithë komunën. Liderët serbë, sipas gjetjeve të ICTY-s, bënë një nga fushat më famëkeqe gjatë konfliktit për të larguar të gjithë popullatën myslimane nga Visegradi.

Midis majit dhe qershorit 1992, qindra burra boshnjakë, gra dhe fëmijë nga zona, u ekzekutuan në ura të ndryshme mbi lumin Drina.

blog comments powered by Disqus