Milan Radojcic, i cili akuzohet për krime ndaj civilëve kroatë të kryera në fshatin Lovas në vitin 1991, tha se i vjen shumë keq për krimet e kryera gjatë luftës në Kroacinë lindore.
Radojcic akuzohet, si anëtar i Mbrojtjes Territoriale, bashkë me Ljuban Devetakun, Milan Devcicin dhe Zeljko Krnjajicin, për sulmimin e fshatit Lovas në Kroacinë lindore, që rezultoi në vdekjet e të paktën 21 civilëve, si dhe në shkatërrimin e shumë shtëpive në fshat.
“Më vjen vërtet keq për të gjitha krimet që ndodhën gjatë konfliktit në Lovas dhe përreth. Iu shpreh sinqerisht ngushëllimet e mia familjeve të të gjitha viktimave”, tha Radojcic, në deklaratën e tij mbyllëse.
Prokurori Veselin Mrdak kërkoi që Radojcic të dënohet me 13 deri në 15 vjet burgim, duke shtuar se ai, më shumë se të gjithë të tjerët, ishte në dijeni të sjelljes të tij, por që nuk ndjehu pendim të vërtetë.
Aktpadia e vitit 2007 specifikon se Milan Radojcic, si komandant i Mbrojtjes Territoriale në Lovas, diskriminoi kryesisht ndaj popullatës kroate në bazë të etnisë, duke kërkuar që t’i shënojnë shtëpitë me shami të bardha, të vishnin rripa të bardhë rreth krahëve, dhe të bënin punë të detyruar.
Në mbrojtjen e tij , Radojcici tha se shiritat e bardhë dhe shamitë visheshin si shenjë për njohjen midis atyre që jetuan në Lovas dhe nuk përfaqësonin ndonjë lloj diskriminimi.
“Njerëzit e vishnin dhe i mbanin në shtëpitë e tyre deri sa të themelohej mbrojtja e fshatit dhe vetëm në këtë mënyrë mund të njiheshin. Dre ditë më vonë, çarçafët u hoqën nga shtëpitë”, tha Radojcic.
“Puna e forcuar ishte për të gjithë popullatën që ishte në gjendje të punonte, nuk ishte vetëm për kroatët”, shtoi Radojcic.
Rasti Lovas është një ndër më të gjatët në Gjykatën Speciale në Beograd.
Sipas aktpadisë së vitit 2007, 14 ish-anëtarë të Mbrojtjes Territoriale, Armatës Popullore Jugosllave dhe njësisë paramilitare “Dushani i Madh”, akuzohen për vrasjen e 70 kroatëve civilë, në tetor dhe nëntor të vitit 1991.
Aktpadia specifikon që 22 civilët u vranë në shtëpitë dhe oborret e tyre, gjatë sulmit në Lovas më 10 tetor 1991, ndërsa 23 persona të tjerë u vranë në burgje të improvizuara më 18 tetor të të njëjtit vit.
Për më tepër, më 18 tetor 1991, 22 civilë u vranë kur u detyruan të ecnin në një fushë të minuar. Përveç tyre, 3 persona vdiqën në akte të rastësishme dhune.
Prezantimi i argumenteve mbyllëse do të fillojë më 16 maj në Gjykatën Speciale në Beograd.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us