Lajm 28 Mar 12

Apelohet Aktgjykimi Për Krimet në Grbavicë

Prokuroria e shtetit të Bosnjës dhe ekipi mbrojtës i Sasa Baricanit kanë apeluar aktgjykimin e shkallës së parë, sipas të cilit atij iu shqiptuan 18 vjet burgim. 

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Prokuroria ka kërkuar për një dënim më të gjatë për Baricanin, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të hidhet poshtë. Gjykata e Apelit do të marrë një vendim për apelet, në një datë më të vonë.

Baricanin u dënua me 18 vjet burgim për krime të kryera në Sarajevë, në nëntor të 2011-ës.

Aktgjykimi i vendimit të parë e dënoi Baricanin për përfshirjen e tij në vrasjen e tre anëtarëve të familjes Balvanovic, si dhe për përdhunime të shumëfishta. Ai është gjetur gjithashtu fajtor për skllavërimin e një personi.

Prokurori Behaija Krnjic e apeloi aktgjykimin, duke thënë se procedura e shkallës së parë dështoi të vlerësojë saktësisht rrethanat e rënda.

“Trupi Gjykues nuk ka dhunuar në ndonjë mënyrë të rëndë Procedurën Penale, por ka dështuar të vlerësojë saktësisht rrethana të rënda, të cilat ndikojnë gjatësinë e dënimit. Rekomandoj që dënimi të zgjatet të paktën deri në 20 vjet burgim”, tha Krnjic.

Në anën tjetër, avokati mbrojtës Dusan Tomic kërkoi që aktgjykimi i shkallës së parë të rrëzohet, sepse ka dhunuar procedurën penale dhe i ka vendosur faktet gabimisht. Tomic ka kërkuar që rasti të rigjykohet para Gjykatës së Apelit.

Sipas aktgjykimit të tij, Baricanin mori pjesë në disa krime bashkë me Veselin Vlahovic Batkon, gjyqi i të cilit u mbajt të mërkurën, ku dëshmoi një dëshmitar i mbrojtur.

Dëshmitarja S16 tha se Vlahovic mori bashkëshortin e saj nga apartamenti i tyre në Grbavicë më 22 maj 1992, dhe e rrahu.

Sipas dëshmitares, bashkëshorti e thirri në telefon pasditen e asaj dite dhe i tha se nuk mund t’i tregonte se ku ishte.

“Më thirri prapë ditën e nesërme. Kur e dëgjova, e kuptova se kishte vështirësi të fliste. Dukej se ishte rrahur”, tha dëshmitarja.
Dëshmitarja i tha gjykatës se dy ushtarë e sollën bashkëshortin e saj në shtëpi atë mbrëmje. Më vonë mori vesh se një nga ushtarët ishte Vlahovic.

“Kur e pashë bashkëshortin në derë, ishte i mbuluar me të nxira”, tha dëshmitarja S16, duke shtuar se Vlahovic e mori pastaj bashkëshortin në një dhomë veçmas dhe i kërkoi para.

Kur u kthyen, dëshmitarja tha se bashkëshorti e shikoi dhe i tha: “Të lutem jepu të gjitha stolitë që ke. Po me blen jetën”. E pastaj ajo ia dha të gjitha stolitë që kishte ushtarëve.

Prokuroria akuzon Vlahovicin se ose ka vrarë, ose ka marrë pjesë, në vrasjen e disa personave në Grbavicë, Vracë dhe Kovacic, më 1992. Thuhet gjithashtu se ka marrë pjesë në abuzimin e boshnjakëve dhe kroatëve, dhe se ka konfiskuar ilegalisht para dhe sende të tjera me vlerë.

Gjyqi i Vlahovicit do të vazhdojë më 29 mars 2012.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus