Lajm 26 Jun 12

Aktpadi të Reja për Krimet në Cyshk

Prokuroria për Krime Lufte në Serbi, deklaroi se mund të ketë aktpadi të reja për krimet e luftës të kryera në fshatin Cyshk në Kosovë në vitin 1999.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Të hënën, prokurori Dragoljub Stankovic deklaroi se aktpaditë e reja për krimet e luftës të kryera në maj të 1999 në fshatin Cyshk, afër Pejës, në Kosovë, mund të priten së shpejti.
Prokuroria ka akuzuar trembëdhjetë persona, si anëtarë  të njësisë së Cakallëve me forcat Serbe, për krime lufte që kanë lënë të vrarë të paktën 44 civilë serbë.

Prokuroria specifikon se të akuzuarit bënë sulme me armë dhe akte individuale dhune si dhe kërcënime dhune, shkatërrim të pronave civile, placiktje, marrje të pronave personale, me qëllim për fitim personal dhe përhapje frike në mes të civilëve shqiptarë për t’I detyruar të largohen nga banimet e tyre dhe të lëviznin në Shqipëri.

Para Trupit GJykues të GJykatës Speciale të hënën, Erzen Lushi, një nga të mbijetuarit nga fshati Cyshk, dëshmoi edhe një herë përmes një video-linku. Në kohën e sulmeve, Lushi ishte 17 vjec dhe tha se u urdhërua nga ushtarët që të mblidhte paratë nga banorët e Cyshkut dhe t’iua jepte atyre.

Kur u pyet të identifikonte autorët , Lushi u përgjigj se nuk mbante mend cdo gjë sepse 13 vjetë kanë kaluar që nga ajo kohë.

“Kanë kaluar trembëdhjetë vite dhe është e vështirë të mbaj mend burrin që nga tha të mblidhnim paratë. Kishte një uniformë tipike ushtarake, automatik, dhe bojë në fytyrë, “ tha Lushi.

Në dëshminë e tij të mëparshme më 18 mars, 2011, Lushi dëshmoi se gjatë sulmit në Cyshk, babai i tij,xhaxhai, dhe shtatë kushurinj u vranë. Ai mbijetoi falë “ushtarit Boban i cili e shtuy, dhe I tha “vazhdo, shko tek nëna jote”. Nëna, bashke me gratë e tjera, të moshuarit dhe fëmijët, ishte burgosur në njërën anë të fshatit.

Një nga arsyet e sulmit në Cyshk, që besoheej nga forcat serbe të  ishte një nga pikat mbrojtëse të forcave të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK, ishte sepse Cyshku sihte vendlindja e Agim Cekut, ish komandant i UCK-së, dhe ministri i tanishëm i forcave speciale në Kosovë.

Gjatë sulmit, babai i tij u vra dhe shtëpia e familjet Ceku u dogj tërësisht.

I pyetur nga i pandehur Ratko Momic nëse kishte forca të UCK-së në fshat, Lushi tha se nuk e mbante mend, dhe nëse do të kishte, nuk do ta kishte ditur për këtë.

Ish komandanti i Batalionit të 55-të të Policisë Ushtarake Rajko Balitc dëshmoi gjithashtu të hënën, dhe tha se nuk mund të specifikonte nëse Cakallët ishin paramilitarë ose pjesë e rregullt e Ushtrisë Jugosllave.

“Nuk e di nëse ishit paramilitarë apo jo. Di vetëm se treguat kurajo të vecantë në fushë të betejës, patriotizëm, dhe disiplinë,” tha Baltic.

Dëshmitari gjithashtu nuk ishte i sigurt nëse dëgjoi emrin “Cakallët” gjatë kohës në Kosovë, apo më vonë, nga media.

Gjyqi do të vazhdojë më 27 dhe 28 shtator.

blog comments powered by Disqus