koment 06 Nov 12

Aktgjykimi për Kerestinecin Shfaq Standartet e Dyfishta të Gjyqësorit Kroat

Gjykatat kroate aplikojnë standarte të dyfishta kur gjykojnë kroatë dhe serbë për krime lufte. 

Drago Hedl
Osijek

“Përgëzojmë gjyqësorin”, ishte komenti ironik i Zoran Sprajcit, prezantuesi i njohur i programit kryesor të lajmeve në Televizionin kroat, kur dëgjoi për dënimet e ulëta që iu dhanë pesë ish policëve ushtarakë për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Zagreb.

Ishte një nga dënimet e ralla publike për dënimet e ulëta në mënyrë të turpshme që u dhanë nga gjyqtari Marijan Garac më 31 tetor.

Ai i dënoi pesë burrat që kishin torturuar sistematikisht 34 civilë serbë dhe anëtarë të ushtrisë së popullit jugosllav, JNA, mes fundit të vitit 1992 dhe mesit të 1992, në Kerestinec, ish baza e JNA-së, me vetëm tetë vite gjysëm gjithsej.

Gjykata kishte gjetur përtej cdo dyshimi se Kerestineci ishte vend ku të burgosurit e luftës dhe disa civilë, u torturuan , rrahën, abuzuan, torturuan me elektricitet, dhe detyruan të kryenin seks oral.

Edhe pse ligji kroat parashikon se një krim lufte është i dënueshëm me dënime mes pesë dhe 20 viteve burgim, gjykata i dënoi të pestë me dënime më të ulëta se sa dënimi minimal.
Stjepan Klaric, ish komandanti i burgut në Kerestinec, iu dhanë tre vite e gjysëm burgim. Njërit prej vartësve të tij iu dhanë dy vite, dhe tre policëve të tjerë vetëm një vit secilit.

“Nuk ka asnjë dyshim se të burgosurit e luftës në Kerestinec u abuzuan seksualisht në raste të shumta”, tha gjyqtari kur lexoi aktgjykimin, duke iu referuar kështu vetëm disa prej horroreve që të burgosurit kishin përjetuar.

Mes abuzimeve, ai përmendi se si dy nga tëburgosuri ishin detyruar të rriheshin me grushta me njëri tjetrin, dhe si më pas rojein kishin rrahur atë për të cilin kishin vënë bast se do të fitonte me dërrasa.

Por nëse gjykata do t’i kishte besuar dëshmitarëve dhe viktimave për gjithë këtë abuzim, dhe nëse kishte gjetur përtej cdo dyshimi të mundshëm se të pandehurit ishin fajtorë, pyetja logjike për t’u pyetur është pse dënimet ishin jo vetëm të ulëta, por edhe nën minimumin ligjor?

Ky është një aktgjykim tjetër i gjyqësorit kroat që konfirmon se Bashkimi Europian kishte të drejtë kur identifikoi gjëndjen e gjyqësorit si hallkën më të dobët në zinxhirin që qeveria e Zagrebit po përdor për ta tërhequr veten drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Përvec kritikave të fundit të ashpra nga Berlini, aleati më i rëndësishëm i Kroacisë në rrugën e Zagrebit për në Bruksel, për gatishmërinë për anëtarësimin e saj në BE, Kroacia është kritikuar gjithashtu nga Britania e Madhe.

Londra, ashtu si Berlini, ka identifikuar probleme të thella në sistemin gjyqësor në Kroaci. Pas një takimi të fundit të Komisionit Shqyrtues Europian, deputetët britanikë vendosën të shqyrtojnë ratifikimin e kontratës së anëtarësimit të Kroacisë.

Westminster tani do të presë për raportin përfundimtar nga Komisioni Europian, që pritet të lëshohet në pranverë të vitit të ardhshëm, që do të vlerësojë nëse ka pasur progres të mjaftueshëm në fushat problematike, mes tyre gjëndja e gjyqësorit.

Aktgjykimi që u dha nga gjykata e qarkut në Zagreb në lidhje me abuzimin e civilëve dhe të burgosurve të luftës në Kerestinec konfirmon se skepticizmi ndaj gatishmërisë së Kroacisë për tu bërë anëtarja e 28 -të Bashkimit Europian më 1 korrik të vitit të ardhshëm është e justifikuar.

Ai aktgjykim, ashtu si shumë aktgjykime për krime lufte që janë dhënë në të shkuarën, tregojnë një qasje tepër të pjesshme ndaj dënimit. Kur kroatët gjykohen për krime lufte, dënimet janë më të ulëta se sa ato që i jepen serbëve që gjykohen për krime njësoj të rënda.

Shikoni shembullin e paramilitarëve serbë, që u shpallën fajtorë për krime shumë të ngjashme me ato në Kerestinec. Kur u shpallën fajtorë se mbajtën të burgosur ushtarët kroatë në Borovo, në Vukovar në dhjetor të vitit 2005, gjashtë serbët u dënuan me gjithsej 49 vitesh burgim nga gjykata në Kroaci.

Komandanti I burgut, Jovan Curcic, u dënua me 14 vite burgim; dënimi më i ulët, gjashtë vite burgim, iu dha njërit prej rojeve të burgut. Ndryshimi në dënimet që iu dhanë policiëve kroatë për krime të ngjashme në Kerestinec është më se e dukshme.

Për një shembull tjetër që tregon pse sistemi gjyqësor kroat ka marrë kritika të tilla nga komuniteti ndërkombëtar, shikoni gjyqin e Mihalji Hrastovit, ish anëtar i policisë speciale, që vrau 13 ushtarë të burgosur të JNA-së në urën Kroanski në Karlovac në vitin 1991.

Hrastov dhe avokati mbrojtës thanë se vrasja e 13 ushtarëve të burgosur u krye në vetë-mbrojtje. Gjyqi zgjati për më shumë se 20 vite (!), kohë gjatë të cilës Hrastov u lirua tre herë dhe u dënua dy herë.

Gjykata Supreme e dënoi këtë shtator me vetëm katër vite burgim, por as ky aktgjykim nuk është përfundimtar, sepse Hrastov ka mundësi të apelojë kundër këtij vendimi gjithashtu.

Publiku kroat shpesh ka patur arsye të mira për të qënë i pakënaqur me dënimet që i jepen anëtarëve të paramilitarëve serbë ose të JNA-së për krime lufte nga gjykatat në Hagë ose Beograd.

Ishin vecanërisht të indinjuar nga dënimi me vetëm pesë vite burgim që iu dha Veselin Sljivancaninit, ish komandant i JNA-së, në Hagë, në vitni 2007.

Sidoqoftë, i njejti publik dështon të reagojë kur është fjala për dënime të ulëta në mënyrë të turpshme që i jepen anëtarëve të forcave të armatosura kroate, për krime të tmerrshme si ato që ndodhën në Kerestinec.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus