Lajm 05 Dec 12

Aktgjykimi i Hagës për Tolimirin Jepet Javën e Ardhshme

Aktgjykimi i Tribunalit të Hagës për rastin e ish-shefit të inteligjencës së ushtrisë serbe të Bosnjës, Zdravko Tolimir, do të jepet më 12 dhjetor.

Marija Ristic
BIRN
Beograd
Zdravko Tolimir I Foto nga Beta

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ish-Jugosllavinë, ICTY, ka lajmëruar se aktgjykimi në rastin e Zdravko Tolimirit, ish-zyrtar i lartë i Ushtrisë së Republikës Srspka do të jepet më 12 dhjetor.

Ai akuzohet për krime lufte të kryera në qytetet e Bosnjës lindore, Srebrenicë dhe Zhepë.

Tolimir, tani 64-vjeçar, ishte përgjegjës për inteligjencën dhe sigurinë e Ushtrisë së Republikës Srpska. Ai ishte një nga shtatë zëvendëskomandantët e Ratko Mladicit, gjyqi i të cilit në ICTY ende po vazhdon.

Ai u arrestua më 31 maj 2007, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Aktpadia e ICTY-s u lëshua më shkurt të vitit 2005. Tolimir deklaroi se është i pafajshëm për akuzat për gjenocid, konspiracion për të kryer gjenocid, zhdukje, vrasje, persekutime, transferim të detyruar dhe dëbime gjatë luftës në Bosnjë.

Prokurori kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Tolimrin, “duke qenë se ai humbi njerëzinë dhe përfaqëson gjenocidin e Srebrenicë”.

Në korrik të vitit 1995, qyteti i Srebrenicës u bombardua dhe pushtua nga Ushtria e Republikës Srpska, pavarësisht se u deklarua zonë e mbrojtura nga Kombet e Bashkuara. Pas pushtimit, më shumë se 7 000 burra dhe djem boshnjakë u vranë.

Përveç Tolimirit, të akuzuar nga ICTY për gjenocidin në Srebrenicë janë dhe Radislav Krstic, Radovan Karadzic, Ratko Mladic, Vujadin Popovic, Ljubisa Beara, Drago Nikolic, Ljubomir Borovcanin, Milan Gvero, Radivoje Miletic dhe Vinko Pandurevic.  

 

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor